1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Situatë e tensionuar në Pakistan, lirohen 1200 studentë

5 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BCoj

Islamabad: Forcat e sigurisë në kryeqytetin Islamabad kanë rritur presionin për lirimin e nxënësve në medresenë myslimane Xhamia e Kuqe, e rrethuar nga ushtria pakistaneze. Rreth 1200 studentë pakistanezë që ishin izoluar u janë dorëzuar forcave të rendit. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të fundit në këtë qytet. Xhamia ishte në krye të një fushate për të imponuar një ligj islamik në Pakistan. Studentët e kësaj xhamie moren peng policë dhe persona që ishin shprehur kundër ligjit dhe akuzonin njerëzit e xhamisë për prostitucion.