1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinti dhe romët në BE & E drejta prindërore në Gjermani & OSBE-ja sa i duhet Evropës?

6 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/OeGi

Më 1 gusht të vitit 1975 u krijua Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE). Ky insituticion kishte si synim bashkëjetesën paqësore brenda kontinentit evropian. Qysh prej vitit 1995 emri u ndryshua në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Por Lufta e Ftohtë ka kohë që ka përfunduar - a i duhet më Evropës OSBE-ja për të siguruar të ardhmen në mënyrë paqësore?

Ata diskriminohen dhe janë të padëshiruar: Rreth 10 milionë sinti dhe romë jetojnë në Bashkimin Evropian. Ata lejohet të lëvizin nga një vend në tjetrin në Evropë, por pikërisht në Francë dhe Belgjikë ka kundërshtime nga politika. Komisioni Evropian e kritikon dukurinë e përjashtimit social të pakicave, por më shumë se kaq nuk bën. Christoph Prössl informon.

Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese baballarët beqarë mund të marrin më shumë të drejta. Gjyqtarët e Karlsruhes e deklaruan antikushtetuese rregulloren e deritanishme. Deri më sot baballarët e pamartuar fitonin të drjetën e bashkëkujdesjes për fëmijën vetëm nëse këtë e aprovonte e ëma e fëmijës. Por, sipas gjykimit të gjytarëve një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën prindërore të babait e mbrojtur në kushtetë.