1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

“Si nëpër libra” & Karuzeli i Bundesligës

5 Qershor 2009

Kujtimi i viteve 80-të në Evropën Lindore, një fazë të rëndësishme të historisë / "Bursa" e trainerëve dhe lojtarëve në Bundesligë

https://p.dw.com/p/I4Gn

Kushdo që ka jetuar në fundin e viteve 80-të në Evropën Lindore e kishte të qartë që po jetonte në një fazë të rëndësishme të historisë. Një dëshmi e vogël për këtë janë 60 mijë librat e botuar në Gjermani gjatë viteve të fundit e që bëjnë fjalë vetëm për atë periudhë. Regjisori gjerman Ulli Jäckle zgjodhi 15 mijë tituj të tyre dhe ua dha 300 aktorë berlinezë që t'i lexonin ato gjatë fundjavës (28.05. - 31.05) nëpër sheshe të ndryshme të kryeqytetit gjerman. E ftuar speciale e projektit të quajtur "Si nëpër libra" ishte këngëtarja shqiptare, Juli Ndoci, e cila këndoi vetëm vokalisht dy këngët, e kënduara prej saj në festivalet e viteve 1989 dhe 1990. Anila Shuka

Kampionati i futbollit në Gjermani ka përfunduar, ndërsa lojtarët zyrtarisht janë me pushime deri në fund të këtij muaji. Mirëpo, si rrallë herë më parë, është hapur një lloj burse e trainerëve dhe lojtarëve. Në këtë lloj karuseli, sërish prin Bajerni i Mynihut, por as të tjerët nuk mbeten prapa. Bahri Cani