1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si e kapi Rusia bisedën sekrete të ushtrisë gjermane?

4 Mars 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëron nga përçarjet pas publikimit të një bisede të përgjuar të Bundeswehrit. Politikanë të Unionit CDU/CSU kërkojnë të merren masa.

https://p.dw.com/p/4d87y
Boris Pistorius duke folur para gazetarëve
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris PistoriusFotografi: Matthias Schrader/AP/picture alliance

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për unitet pas publikimit nga Rusia të një bisede të oficerëve të lartë të aviacionit luftarak gjerman. "Bëhet fjalë për një sulm hibrid të disinformimit, bëhet fjalë për përçarje, dhe minim të unitetit tonë", tha politikani socialdemokrat. "Ne nuk duhet të biem në grackën e Putinit."

Prandaj duhet të reagojmë me mençuri, "po jo me më pak vendosmëri". Pistorius ka refuzuar marrjen e masave për personelin ushtarak në këtë moment. Ky do të ishte ekzagjerim, por duhet të sqarohet, nëse në këtë bisedë janë diskutuar përmbajtje sekrete dhe nëse për këtë bisedë shërbimi i konferencave, Webex ka qenë formati i duhur për të komunikuar.

Roderich Kiesewetter, CDU duke folur në Bundestag
Politikani i CDU p%r çështjet e mbrojtjes, Roderich Kiesewetter,Fotografi: Jean MW/Future Image/IMAGO

Kiesewetter: Rusia ka pasur me gjasë të dhënat e regjistrimit

Televizioni rus kishte publikuar të premten në internet një regjistrim të një konference me telefon të oficerëve të lartë të ushtrisë gjermane, bisedë përgatitore para informimit të ministrit të Mbrojtjes. Aty dëgjohet, si kreu i aviacionit luftarak gjerman, Ingo Gerhartz me tre oficerë bisedon për një mision të mundshëm të raketave "Taurus" në Ukrainë kundër sulmuesve rusë.

Informacionet janë pjesërisht me vlerë të madhe ushtarake. Një nga inspektorët e ushtrisë gjermane, thotë se ai e përfytyron se si fillim mund të jepen 50 pastaj edhe 50 raketa të tipit "Taurus", nëse kancelari e ndryshon qëndrimin, përveç kësaj flitet se edhe britanikët në lidhje me raketat që i kanë ofruar Ukrainës "kanë disa njerëz në terren". Një çështje tjetër për të cilën u bisedua  teorikisht, ishin edhe raketat Taurus dhe nëse ato teknikisht do ishin në gjendje të shkatërronin urën e ngritur nga Rusia pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Apo nëse Ukraina mund të bënte dot goditjen si psh programimin, pa ndihmën e Bundeswehrit. Publikimi i kësaj bisede tregon problemet e sigurisë brenda ushtrisë gjermane.

Nuk dihet saktësisht si Rusia e ka siguruar bisedën. Por politikani i CDU-së për Mbrojtjen, Roderich Kiesewetter është i mendimit, se Moska ka pasur të dhëna për t'u regjistruar në platformë. "Për fat të keq shtohen të dhënat, se me gjasë një pjesëmarrës rus është regjistruar në Webex dhe nuk ka rënë në sy, që aty ka pasur një numër tjetër telefoni që ka qasje", tha politikani i CDU-së për ARD. Kieswetter i referohet burimeve profesionale, pa përmendur origjinën e informacionit.

Koha e publikimit të bisedës është zgjedhur me qëllim, thotë si politikani i CDU, Kiesewetter ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius. "Askush nuk beson seriozisht, se kjo ishte rastësi", tha Pistorius duke iu referuar publikimit pak pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny dhe publikimit të investigimeve për Wirecard dhe Jan Marsalek. "Në fund ka rëndësi që të ne të qëndrojmë të bashkuar", tha Pistorius.

 

la/ag