1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Shumica kundër mbështetjes ushtarake për Izraelin

11 Gusht 2024

Sipas të dhënave të anketës "ARD Deutschlandtrend" shumica e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për Izraelin.

https://p.dw.com/p/4jJRR
Ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës
Ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës Fotografi: Hatem Moussa/AP/dpa/picture alliance

68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite në luftën në Lindjen e Mesme gjë për të cilën është diskutuar së fundmi. Ky refuzim në shkallë të gjërë vörehet pavarësisht parapëlqimeve dhe simpative poltike. Sipas të dhënave të anketës të radio-televizioneve publike gjermane ARD Deutschlandtrend qëndrimi kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite vihet re tek simpatizantët e të gjitha partive politike në Gjermani.

Teknik i ushtrisë gjermane duke montuar një predhë në një avion Eurofighter
Teknik i ushtrisë gjermane duke montuar një predhë në një avion Eurofighter Fotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Nga ana tjetër një ndë pesë gjermanë (19 përqind) mendon se është e drejtë që Gjermania ta mbështesë Izraelin në luftën kundër organizatave terroriste Hamas dhe Hezbollah, për shembull duke furnizuar me karburant avionët luftarakë të vendeve aleate ose duke përdorur avionët Eurofighters të ushtrisë gjermane Bundeswehr për mbrojtjen kundër dronëve. .