1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtëpitë e fëmijës në Bosnjë dhe Shqipëri me projekte të përbashkëta & Emigrantët dhe asistenca sociale në Greqi & Vetëvrasjet në Rusi

26 Dhjetor 2009
https://p.dw.com/p/LCYK

1. Në dekadat e fundit rajoni i Ballkanit për shkak të konflikteve nacionale dhe sociale ka patur shumë viktima, pasojë e të cilave janë edhe numri i madh i fëmijëve jetimë. Për të sensibilizuar opinionin e vëndeve të rajonit, në mbështetje të tyre vënde të tilla si Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, po bashkëpunojnë në një projekt të përbashkët, ku janë përfshirë shtëpitë e fëmijës së Tuzlës, në Bosnjë dhe ato të Shkodrës, në Shqipëri. Leke Plani informon

2. Me gjithë vështirësitë e mëdha financiare qeveria greke këtë fundviti u vjen në ndihmë të papunëve dhe shtresave të tjera në nevojë duke akorduar një "asistencë solidariteti". Atë e përfitojnë edhe imigrantët, që e shohin si një të drejtë të ligjshme të tyre, por edhe një dëshmi të statusit dhe kulturës së barazisë, që krijohet në harmoni me vendasit. Niko Anagnosti me një reportazh nga Athina.

3. Sipas OBSH-së çdo vit vdesin afro një milionë vetë nga vetëvrasjet. Shumica e rasteve ndodhin në Kinë. në vendin me popullsi më të madhe në botë. Pastaj vjen Rusia, ku vrasin veten çdo vit afro 60.000 vetë. Kjo është shifra zyrtare, sepse në të vertetë ajo është më e lartë, shifra ekzakte është e vështirë të përcaktohet. OBSH konstatoi në një studim në vitin 2004, se numri i vetëvrasjeve në Rusi është gati sa dyfishi i atyre të vendeve evropiane. Alkoolizmi luan këtu një rol qëndror, por jo vetëm ai. Gesine Dornblüth informon.