1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi: Serbia kandidat për anëtarësim në BE

7 Tetor 2011

Komisioni i BE do të propozojë zyrtarisht Serbinë si vend kandidat. Veç kësaj do të fillojnë bisedimet për pranimin e Malit të Zi. Tensionet e reja në Kosovë rrezikonin afrimin e Serbisë me BE.

https://p.dw.com/p/12nvw
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" në artikullin me titull "Nato shtyn reduktimin e trupave në Kosovë pas trazirave të kohëve të fundit" shkruan:

Në të vërtetë brenda vjeshtës, më e vonëta në janar Nato duhet të merrte vendim për për reduktimin e trupës mbrojtëse në Kosovë, Kfor, në 2.500 ushtarë. Ministrat e mbrojtjes të Aleancës vendosën tani në një takim ta shtyjnë vendimin për në pranverë të vitit të ardhshëm. 6420 ushtarëve të Kfor-it iu shtua një rezervë prej 700 vetësh, të cilët u dërguan në verë në Kosovë pas trazirave të dhunshme në konfliktin doganor mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas komandantit të përgjithshëm të NATO-s, admiralit Stavridis, Kfor-i ka aktualisht madhësi të mjaftueshme, por numri i ushtarëve nuk duhet të reduktohet më tej. Angazhimi i ushtarëve të Kfor-it në kontrollin e kalimeve kufitare mes Serbisë e Kosovës, vlerësohet në NATO si i papajtueshëm me misionin e trupës mbrojtëse. Puna në dogana dhe ajo policore duhet të kryhen nga të tjerë, u tha në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen tha se tani është e nevojshme të ketë qetësi, dialog, dhe përparime politike. Dialogu politik mes Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së është "zgjidhja e vetme", për banorët e Kosovës, tha Rasmussen.

Serbia duhet të bëhet kandidate për antarësim në BE, e titullon artikullin në numrin e së premtes (07.10.2011) gazta austriake "Die Presse":

"Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor i kërkuar nga Austria ndodhet para një hapi të rëndësishëm. ...

Pritet që Komisioni i BE-së ta paraqesë propozimin e tij të merkurën e ardhshme (12.10.2011). Më pas për këtë duhet të vendosin shtetet anëtare të Këshillit, në dhjetor. Ndërsa kryesisht Austria, por edhe Britania e Madhe këmbëngulin për bërjen e hapave të afrimit, vende si Hollanda ende frenojnë. Por që bisedimet konkrete për pranimin e Serbisë nuk do të nisin ende, shanset për Beogradin janë megjithatë të mira.  ....

Tensionet e reja në Kosovë kanë rrezikuar kohët e fundit afrimin mes BE dhe Serbisë. Deputetja e të gjelbërve Ulrike Lunacek flet për “struktura mafioze” në veriun e Kosovës të banuar nga serbët. BE duhet ta shtojë presionin ndaj Serbisë, për të eleminuar këto "struktura paralele". Në këtë zonë ka mungesë të sundimit të ligjit....

Sipas një anketimi të fundit nga shoqata për politikën Evropiane 51% e austriakëve janë kundër pranimit të Serbisë në BE. Vetëm një ndër katër të pyetur ishte pro. Qëndrimi ndaj Malit të zi është vetëm pak më i mirë. 46% e kundërshtojnë anëtarësimin e këtij vendi ballkanik, 27% janë pro. Më i keq është qëndrimi ndaj Kosovës. 56% e austriakëve e kundërshtojnë pranimin e këtij vendi në BE."

FAZ / die Presse /av/exh

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora