1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtyhet rezoluta amerikane për gjenocidin armen në Turqi

26 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bwkt
Dhoma përfaqësuese amerikane ka shtyrë nën presionin e qeverisë miratimin e rezolutës së diskutueshme për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve në Turqi në Luftën e Parë Botërore. Katër parlamentarët që kishin përgatitur rezolutën iu lutën kryetares së parlamentit, Nensi Pelosi (Nancy Pelosi) për shtyrjen e rezolutës, të miratuar më parë në dhomën e jashtme. Rezoluta do të rëndonte së tepërmi marrëdhëniet e SHBA-ve me Turqinë dhe do të kishte shkaktuar reagime tepër të ashpra në Ankara. Presidenti amerikan Xhorxh Bush (George Bush) ishte distancuar më parë nga rezoluta.