1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtresa e mesme spanjolle po shkon drejt varfërisë

Reiner Wandler /Amarildo Topi19 Tetor 2013

Kriza në Spanjë prej kohësh është ulur këmbëkryq në shoqëri. Konservatorët kursejnë edhe atje ku më parë për ta ishte tabu. Për shkurtimet në buxhet ankohen më shumë familjet dhe fëmijët.

https://p.dw.com/p/1A2Kt
Fotografi: DW/R. Wandler

Kur Lourdes De Abajo fillon të flasë për krizën, nuk mund të ndalë. Ajo është mësuese muzike në një gjimnaz në një fshat afër Madridit. 39 vjeçarja i kalon mbrëmjet në parkun Retiro së bashku më bashkëshortin e saj Luis Luna dhe vajzën tre vjeçare Alma. "Cilësia e jetës ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit, sepse çmimet për gjërat bazike si energjia elektrike, uji dhe gazi janë rritur ", thotë Lourdes De Abajo. Më pas ndërhyn burri i saj Luis Luna, i cili ishte i papunë prej dy vjetësh, por prej dy javësh ka filluar punë si mësues me kohë të pjesshme. "Rrogat tona nuk preken më nga inflacioni por nga shkurtimet në buxhet". Rrogat e administratës në Spanjë që prej fillimit të krizës janë shkurtuar me 10%. Përveç kësaj është hequr edhe rroga e 13-të.

Ndërkohë që De Abajo ka një punë, Luna nuk ka një vend fiks. "Në mësuesit pa një kontratë fikse jetojmë mes papunësisë dhe punës së përkohshme", thotë Luna, i cili duhet të paguajë edhe detyrime financiare për vajzën e tij nga martesa e parë. Për çiftin fjalët kinema, teatër dhe koncerte janë kthyer në fjalë të huaja, sepse nuk i përballojnë dot kostot. Prej vitesh ata nuk kanë udhëtuar as jashtë vendit. "Unë përpiqem të kursej ku mundem, që të mos i mungojë asgjë vajzës ", thotë De Abajo.

Spanien Krise Luis Luna und Frau Lourdes De Abajo beim Protest in Madrid
Fotografi: DW/R. Wandler

Shtresa e mesme më e prekura nga kriza

Çifit i përket shtresës së mesme spanjolle. "Situata në shtresën e mesme spanjolle karakterizohet nga rritja e varfërisë dhe rritja e pabarazisë sociale", shpjegon Juan José López nga Caritasi spanjoll. Sëbashku me kolegët e tij, sociologu përgatit një raport social të përvitshëm. Sipas studimeve të tyre shtresa e mesme spanjolle është bërë gjithmonë më e dobët, që pas fillimit të krizës në vitin 2007. "Ende ata nuk mund të cilësohen si të varfër, por sërish ne kemi përjetuar një varfërim të përgjithshëm, ku mbi të gjitha u prek shtresa e mesme. Spanja është vendi me diferencat sociale më të mëdha në botë."

Vetëm gjatë vitit të kaluar numri i milionerëve spanjollë u rrit me 13, 2%, atyre që jetojnë në kufirin e varfërisë me 21,1 përqind, ku 3 milion prej të cilëve jetojnë në varfëri ekstreme. Vetëm 30 përqind kanë të ardhura të mesme. 26,7 % e fëmijëve jetojnë në varfëri. Ndërsa sa i përket punësimit, 26% e spanjollëve nuk kanë punë. 400 000 vetë kanë humbur shtëpitë e tyre. Por Lopez thotë se gjithçka mund të bëhet më e vështirë, sepse për të dalë nga kriza do të privatizohen spitalet dhe shkollat, çka do të bëjë më të shtrenjtë shërbimet e tyre dhe njerëzit do ta kenë të pamundur për të paguar.

Spanien Krise Juan José López Caritas Spanien
Juan José López nga Caritasi spanjollFotografi: DW/R. Wandler

Kursime në shëndetësi dhe arsim

Një gjë të tillë deklaroi shefi i qeverisë konservatore Mariano Rajoy, kur u zgjodh në krye të qeverisë në Nëntor të vitit 2011. Në të dy buxhetet e fundit Ministria e Shëndetësisë ka patur një buxhet më të vogël. "Shkurtimet e qeverisë kanë prekur edhe vaksinat e fëmijëve ", thotë De Abajo. Përveç kësaj ajo shprehet se nuk kanë gjetur as një kopsht publik për vajzën. Kopshtet për fëmijët mbi tre vjeç pothuajse janë privatizuar të gjithë dhe pagesa mujore është 500 Euro, pra e papërballueshme.

Spanien Krise Familien Kinder Luis Luna Tochter Alma und Frau Lourdes De Abajo
Luis Luna me bashkëshorten e tij Lourdes De Abajo dhe vajzën AlmaFotografi: DW/R. Wandler

Nga shkurtimet u prek edhe burri i saj. Gjatë këtyre viteve të fundit janë shkurtuar 83 000 mijë vende pune në shkollat publike. Numri i nxënësve në klasa u rrit me 10% dhe mësuesit e sëmurë zëvëndësohen vetëm pas dy javësh e deri atëherë nuk zhvillohet mësim. "Unë jam dërguar në një shkollë, ku tashmë ka filluar viti mësimor. Në klasa ka fëmijë me probleme, të cilët duan kujdes që në fillim, në mënyrë që më pas të kuptojnë gjithçka. Gjithsej mungojnë shtatë mësues. Situata është fare pak larg nga shkatërrimi total", ankohet Luna.