Shtohet numri i viktimave nga cikloni 'Sidr' në Bangladesh
18 Nëntor 2007Reklamë
Si pasojë e stuhisë 'Sidr' në Bangladesh sipas të dhënave të fundit kanë humbur të paktën 2000 njerëz. Organizatat humanitare dhe autoritetet mendojnë që numri i viktimave të jetë edhe më i madh. Edhe dy ditë pas kalimit të stuhisë të paarritshme mbeten shumë rajone të prekura. Disa qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Cikloni 'Sidr' ka kaluar nëpër bregdetin jugor të Bangladeshit me një shpejtësi prej 250 kilometra në orë.