1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohet numri i pensionistëve që vazhdojnë të punojnë

30 Dhjetor 2022

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore si dhe për shkak të pensioneve të ulëta, gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension.

https://p.dw.com/p/4LTlR
Symbolfoto Arbeiten im Alter
Fotografi: Dwi Anoraganingrum/Geisler-Fotop/picture alliance

1.066.895 pensionistë, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet gjermane, kanë vazhduar të punojnë edhe pse janë bërë 67 vjeç e më shumë. Mediat njoftojnë se numri i të punësuarve të moshës 67 vjeç e lart ka vazhduar të rritet në vitin e fundit në Gjermani. Rrjeti i Redaktorëve në Germani (RND), duke iu referuar një përgjigje nga qeveria federale të dërguar me kërkesë të partisë e Majta, njofton se 1.066.895 punonjës në Gjermani aktualisht janë 67 vjeç e mës shumë, që është rreth 15.000 më shumë se një vit më parë. Ndërsa krahasuar me vitin 2015 numri i pensionistëve që kanë vazhduar të punojnë është rritur për 200.000. Në përgjigjen e qeverisë thuhet se ndërkohë është shtuar në mbi 400.000 numri i punonjësve mbi 70 vjeç, ndërsa rreth 138.000 janë madje mbi 75 vjeç.

Varfëria tek pensionistët

Altersarmut
Fotografi: dpa

Punonjësit e moshës 67 vjeç eme shumë punojnë në zyra, në pastrim, në magazina, në postë ose në punët që kanë të bëjnë me teknologjinë e ndërtimit dhe në mirëmbajtjen e apartamenteve. Ndërkohë që në mesin e më shumë se 13.000 punonjësve të moshës 85 vjeç e lart, sipas të dhënave të fundit, 446 prej tyre janë madje drejtues të automjeteve në komunikacionin rrugor. Për shumë prej tyre ky nuk është ndonjë vendim vullnetar - që të vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension.

"Varfëria në pleqëri dhe pensionet e vogla po i detyrojnë njerëzit t'i kthehen punës edhe pas daljes në pension", tha kreu i grupit parlamentar të të Majtës në Bundestag, Dietmar Bartsch, për RND. "Për shumë prej tyre ky nuk është një vendim vullnetar, por i domosdoshëm, për shkak se pensionet nuk mjaftojnë."

Flash-Galerie Rente Rentner mit 67
Shofere taksie me 67 vjeçFotografi: picture-alliance/dpa

Kërkohet pension minimal prej 1200 euro

Bartsch bën thirrje për një pension minimal prej 1.200 euro në muaj. Në funksion të inflacionit rekord, një reformë e madhe e pensioneve po bëhet gjithnjë e më urgjente, thotë Bartsch. Ai bëri thirrje që niveli i pensionit të rritet në 53 për qind nga rroga e dikurshme. Gjithashtu ai nmendon se duhet të futet edhe një pension minimal prej të paktën 1.200 euro. "Ne kemi nevojë për një fond pensioni në të cilin paguajnë të gjithë qytetarët – përfshirë deputetët, nëpunësit civilë, të vetëpunësuarit dhe shefat e ARD-së”, tha kreu i grupit parlamentar.