Shtetet e Bashkuara të Amerikës të brengosura për marshimin turk në veri të Irakut
23 Shkurt 2008Kondoleza Rajs e bëri të qartë se departamenti amerikan i shtetit e vlerëson su shumë të rrezikshme ofenzivën ushtarake tokësore të Turqisë në veri të Irakut. Operacioni fundit sipas Rajs para së gjithash:
'Duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur'.
Thënë më qartë: Sa më parë që trupat turke të këmbësorisë do të tërhiqen nga Iraku verior aq më mirë. Rajs tërhoqi disa herë vërejtjen për pasojat e mundshme të ofensivës ushtarake. Ajo foli për një destabilizim të mundhshëm të krejt rajonit. Duke iu drejtuar qeverisë së Ankarasë Rajs vazhdoi më tej:
'Duhet të hiqet dorë nga të gjitha ato që do të rrezikonin gjendjen në Irak e cila edhe pse është e brishtë është në rrugë të mirë për tu përmirësuar'.
Përveç kësaj stabiliteti dhe përparimi në Irak është edhe në vet interesin e fqiut të parë Turqisë. Me këtë rast sekretarja amerikane e shtetit la të kuptohet se pajtohet tërsisht me Turqinë sa i përket vlerësimeve për rrezikun që paraqet Partia Punëtore Kurde.
'Ky është një armik i përbashkët i Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës'.
Megjithatë Rajs la të nënkuptohej se rreziku faktik nga ofenziva aktuale është më i lartë sesa dobitë që mund të sjell ajo. Marshimi në veri të Irakut nuk është lajmi më i mirë pat deklaruar më parë në Bruksel sekretari në minsitrinë amerikane të shtetit. Po ashtu edhe një zëdhënës i presidencës amerikane theksoi se ofenziva duhet të drejtohet vetëm ndaj caqeve të të definuara qartë të Partisë Punëtore Kurde dhe të jetë e përkufizuar sa i përket si numrit të trupave ashtu dhe kohëzgjatjes së pranisë në veri të Irakut.