1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria përgatitet të marrë ftesën e antarësimit në NATO më 2008

24 Gusht 2007

Qeveria e Tiranes miratoi krijimin e njësisë së koordinimit kombëtar, strukturë e re pranë kryeministrit për të përshpejtuar reformat që lidhen me integrimin e Shqiperisë në NATO.

https://p.dw.com/p/BXWG
Takim i NATO-s në Ohër, 2007Fotografi: Petr Stojanovski

Një njësi kordinimi e kryesuar nga një kordinator kombëtar dhe e varur drejtpërdrejt nga kryeministri, është një përpjekje me shumë e qeverisë së Tiranës për të realizuar shpresën e saj të madhe për të marrë ftesën e antarësimit në NATO në samitin e Bukureshtit, vitin e ardhshëm.
„ Kjo njësi dhe kordinatori kombëtar që e kryeson atë, tha kryeministri Berisha, ka për detyrë bashkërendimin e përpjekjeve të agjensive, të Parlamentit, të Presidencës, të gjithë institucioneve që kane një rol të rëndësishëm në kryerjen e detyrimeve për integrimin në Aleancën Atlantike.“