1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria- Maxhoranca dhe opozita në sherr për dritat

Arben Muka9 Gusht 2007

Qeveria shqiptare e gatshme të blejë energji elektrike nga tregu rajonal me çdo lloj çmimi

https://p.dw.com/p/BSZG
Fotografi: AP


Kriza e rëndë energjitike që po kalon Shqipëria prej javësh është shndërruar në debat politik mes mazhorancës dhe
opozitës, për shkaktarët e situates, por dhe për gjetjen e zgjidhjeve në favor të kapërcimit të gjendjes.

Nga rradhët e opozitës po bëhen propozime për uljen në tryezë të ekspertëve qoftë nga rradhët e saj qoftë nga qeveria për të punuar së bashku në normalizimin e situatës së rënduar energjetike.

Kryeministri Sali Berisha e konsideron sektorin energjetik si prioritet për kabinetin e tij, duke shprehur gatishmëri për blerjen e energjisë nga tregu rajonal me çdo lloj çmimi për të reduktuar ndërprerjet në furnizimin që po aplikohen në të gjithë territorin e vendit.