1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria kërkon ndihmë nga donatorët kundër H5N1

Arben Muka20 Shkurt 2006

Shpallet embargoja ndaj importit të shpendëve nga të gjitha vendet fqinje deri në një afat të pacaktuar

https://p.dw.com/p/AsGe
Shpendë të ngordhur nga H5N1
Shpendë të ngordhur nga H5N1Fotografi: picture alliance/dpa

Meqënëse në vendet fqinje apo afër saj tashmë janë regjistruar rastet e para të shfaqjes së virusit të rrezikshëm H5N1, Shqipëria është në gjendje gatishmërie për të parandaluar ose evituar raste epidemie të mundshme.

Gjate një takimi që ka zhvilluar sot në Tiranë, grupi i task force-s i ngritur kundër gripit të shpendëve, në prezencën dhe të përfaqësuesve nga Organizata Botërore e Shëndetesisë apo donatorëve të tjerë ndërkombëtare, ka konkluduar se „janë mjaft emergjente disa ndihma specifike në përballimin e situatave të paparashikuara“.

Ministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, u shpreh se „personeli vëzhgues i ekspertëve në zonat ku ka përqeëdrim të shpendëve migratore, në laguna etj., nuk është i pajisur si duhet me bazën e nevojshme materiale, qofte për dezifektim qoftë për mbrojtje“. Sipas tij ndihma e donatorëve ndërkombëtare duhet pershpejtuar për Shqiperinë në përballimin e situatës që mund te krijohet. „Ekipet e vezhgimit ne terren, ato qe jane dhe ne kontaktet e para me rastet e evidentuara duhet të jenë të pajisura mire me mjete logjistike, dizifektante apo materaili mbrojtese“, tha Gjana, i cili kryeson ekipin task force-s kundër gripit të shpendëve.

Anëtarët e ekipit kanë raportuar për situaten e deritanishme duke deklaruar zero raste të infektimit, pavarësisht se në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Tiranë, apo në qendra të tjera të vezhgimit ne terren eshte informuar deri më tani për të pakten 13 raste të ngordhjeve të shpendëve. Nga ekspertët ato janë vlerësuar si raste të sëmundjeve rutine, apo pasoja te sezonit, duke mos patur asnje shenje te prekjes nga vurusi H5N1.

Shqiperia ka shpallur embargo të importit të shpendëve nga të gjitha vendet fqinje deri në një afat të pacaktuar. Ndërkohë që ndalimi i importit me vendet e tjera është marre javë më parë nga autoritetet.

Duhet thënë se në vazhdën e sensibilizimit dhe të informimit të opinionit publik me situatën e gripit te shpendeve ora e pare e mesimit e ditës se sotme ishte e njëjtë në të gjitha shkollat e fillores dhe të mesme. Axhenda ishte e ndryshuar me nje vendim të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shendetesise e nxënësve ju fol për paradalimin dhe mbrojtjen nga gripi i shpendeve, duke diskutuar me ta disa masa bazike qe duhen marre në rast se fëmijët, prindërit a te afermit e tyre bien në një kontakt të mundshëm në një zonë të infektuar.