1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria dhe Serbia forcojnë lidhjet e biznesit

Arben Muka30 Nëntor 2004

Në 6 mujorin e parë të vitit 2004 nga Shqipëria drejt Serbisë kanë kaluar mallra në vlerën 2.3 milion dollarë, që është dyfishi i sasisë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që nga Serbia drejt Shqipërisë volumi tregtar ka qenë në masën 13 milion dollarë. Bashkëpunimin mes dy vendeve e ka nxitur veçanërisht nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes tyre. Nisur nga volumi faktik tregtar që Shqipëria ka me vendet e rajonit, Serbia zë vendin e dytë, pas Bullgarisë

https://p.dw.com/p/AsA9


Komunitetet e biznesit në Shqipëri dhe në Serbi po bëhen pararendës të
shkrirjes së akujve prej dekadash mes të dy vendeve. Fryma e çtensionuar,
me mesazhe të qarta bashkëpunimi dhe fqinjesie të mire, që kanë lëshuar
kohët e fundit politikanët nga Tirana dhe Beogradi, duket se kanë qenë
një visto e duhur që sipërmarrësit dhe tregtarët e dy vendeve t'ja nisin
shkeljes së shtigjeve, të cilat deri pak kohë më parë ishin të panjohura. Per momentin Shqipëria çon në tregun serb kryesisht bitum dhe mobilje të
gatshme. Nga ana tjetër nga Serbia në drejtim të Shqipërisë eksportohen
lëndë drusore, mallra ushqimore bazë, si vaj, miell, embelsira etj.
Në edicionin e tanishëm të Panairit Ndërkombetar Klik Ekspo Grup që është
hapur në Tiranë, kanë ardhur për të eskpozuar produktet e tyre rreth 15
kompani serbe, jo vetëm nga Beogradi, por dhe nga zona të tjera të Serbisë.
Në krahasim me Panairin e një viti më parë, përfaqesimi serb është
dyfishuar. Nëse viziton stendat e pavionit serb konstaton se krahas firmave
dhe kompanive që merren me prodhimet ushqimore, ka dhe nga ato të
materialeve të ndertimit, të linjave për veshjet e ushtrisë dhe policisë
etj.
Grupin e sipërmarrësve serbë në Panair e kryeson Nevanka Velinov, drejtore e Kvadra Grup, me qendër në Beograd. Velinov është e kënaqur gjatë këtyre
ditëve në Tirane me numrin e madh te vizitoreve qe vijne dhe interesohen për pavionin serb. Kane qene të shumtë dhe tregtarët shqiptarë, të cilët kane kerkuar informacion shtese per te realizuar kontrata bashkëpunimi eksport importi ne te ardhmen. Ky nivel eshte vetem fillimi. Të dy vendet mund të kooperojnë dhe në fusha te tjera. Jo vetem në fushën e prodhimeve ushqimore, por dhe në ndertimtari, thote për Dë-ne Nevanka Velinov, e cila nuk shikon asnjë pengesë për gjallërimin e biznesit në shume fusha me interes reciprok.
Duke u shprehur për mediat ne Tirane Zoran Jovanovic, diplomat në ambasadën
Serbi e Mali i Zi, ka theksuar bilancin mjaft pozitiv tregetar mes dy
vendeve. Ai i eshte referuar të dhënave të 6 mujorit të parë të këtij viti,
kur nga Shqiperia në drejtim të Serbise kane kaluar mallra me një vlere 2.3
milion dollare, që është sa dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti me
parë. Ndërkohe që në anën tjeter, pra nga Serbia për në Shqipëri në 6
mujorin e parë të vitit 2004 ka lëvizur një volum mallrash prej 13 milion
dollarësh, kryesisht produkte ushqimore me baze vajin, miellin, cokollata
etj. Nisur nga volumi faktik tregtar që Shqipëria ka me vendet e rajonit, Serbia zë vendin e dyte, pas Bullgarisë. Ekspertët e ekonomisë vlerësojne se
itensifikimi i marredhenieve mes të dy vendeve është nxitur dhe pas
nënshkrimit dhe fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë
mes dy vendeve.