1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqiperia kerkon te eksportoje mish ne Kosove dhe Maqedoni

Arben Muka28 Tetor 2004

Zyra e USID-it ne Shqiperi ka realizuar kohet e fundit nje vezhgim te detajuar ne tregun ushqimor te Kosoves dhe Maqedoni, per te pare treguesit e plotesimit te nevojave te popullates atje me produktet dhe nenproduktet e mishit, cilesine, cmimet dhe llojshmerine qe pelqehet me shume nga bleresit.

https://p.dw.com/p/AsAJ

Nga vezhgimi kuptohet se ne te dyja tregjet nuk plotesohen do te gjitha nevojat, vecanerisht per prodhimin dhe perpunimin e mishit te vicit dhe atij te pules. Kete boshllek mund ta plotesoje Shqiperia me eskportet e saj drejt ketyre dy vendeve, mendojne eskpertet e Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit ne Tirane.

Sipas eksperteve, te cilet i referohen studimit te USID-it, kjo justifikohet me gjendjen ne tregun e Kosoves dhe te Maqedonise, qe nuk ka shume kritere specifike per cilesine e mallit, sic eshte pershembull praktika e eksportit te ketij produkti per ne vendet e Bashkimit Europian. Ne Shqiperi jane me dhjetra firma dhe kompani qe merren me prodhimin dhe perpunimin e mishit, te cilave tashme iu eshte zgjuar interesi per te eksportuar prodhimet e gatshme dhe gjysem te gatshme ne drejtim te Kosoves dhe te Maqedonise.

Rritja e eksporteve nga Shqiperia drejt ketyre dy vendeve mbeshtetet dhe nga marreveshjet e tregetise se lire qe ato kane nenshkruar mes tyre. Pasi mjaft artikuj te mishit te prodhuar dhe atij te perpunuar futen ne listen e mallrave te cilat kalojne ne territoret e ketyre tre territoreve fqinje pa paguar taksen doganore, nje element nxites ky per sipermarresit qe eksportojne.

Firmat dhe kompanite shqiptare per te zgjeruar tregun e tyre ne drejtim te Kosoves dhe te Maqedonise do te duhet te konkurojne edhe me sipermarrje te tjera nga rajoni, si Sllovenia, Hungaria, Bosnja etj., nderkohe qe do te perballen dhe me forcimin e legjislacionit vendas per kriteret e importit te produkteve dhe nenprokteve te mishit.