1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
HistoriShqipëri

Shqipëria pas vitit 1944: Vëllai hero, motra e robëruar

Publikuar 22 Janar 2020Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2023

Vasil Shanto dhe Saveta Shanto luftuan gjatë për çlirimin e Shqipërisë, teksa vëllanë historia e ka vlerësuar hero të popullit askush nuk njeh jetën e vështirë të motrës së tij Saveta.

https://p.dw.com/p/3WeHk

Ferma "Çlirim"! Çfarë ironie! Kështu quhej ferma e të internuarve në Shtyllëz të Fierit, në jugperëndim të Shqipërisë, ku Boris Bullati, kaloi fëmijërinë dhe rininë. dhe tregon në mënyrë rrëqethëse, vuajtjet e së jëmës, Saveta Shantos, motra e Heroit të Popullit, Vasil Shanto. Edhe ajo kishte luftuar kundër pushtimit nazist gjatëLuftës së Dytë Botërore, së bashku me të vëllanë dhe të shoqin, Petro Bullati. Por diktatura komuniste, e cila nisi të instalohej në Shqipëri, kishte plane të tjera me të.

"Një komunist, siç jam unë, të mos lejohem të flas?" - me këtë fjali filloi grindja mes të jatit, Petro Bullati, Enver Hoxhën.

Klikoni videon për më shumë.