Shqipëria përfshihet nga i ftohti siberian
26 Janar 2006Temperaturat e ulëta deri ne 14 gradë nën zero, bora dhe ngricat që kanë pushtuar aktualisht Shqipërinë janë të papara sipas meteorologëve në 10 vitet e fundit.
Deri më sot numri i të vdekurve nga i ftohti siberian, ka arritur deri në 5 vetë. Nga këto tre viktima humbën jetën në qytetin e Elbasanit, ndërsa të tjerët në Tiranë, Durrës, Shkodër. Ndërkohë që në spitale dhe qendrat shëndetësore paraqiten qindra raste të qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga çrregullimet në organizëm që nxitet nga i ftohti i madh. Temperaturat e ulëta përbëjnë rrezik veçanërishgt më të madh tek të vegjëlit dhe të moshuarit.
Përballë rritjes së defekteve në rrjet, KESH po paralajmëron qytetarët që të evtiojnë konsumin e tepruar të saj për ngrohje. Zëdhënësja e KESH-it, Gerta Gixhari i lidh ndërprerjet e energjisë me numrin e madh të defekteve.
Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e rreth 25 përqind të shkollave sidomos atyre në zonat e thella malore dhe u ka lënë kompetencë drejtorive arsimore ne rrethe qe ta bejne nje gje te tille per ato raste ku jane bllokuar rruget dhe ku nuk sigurohet ngrohje dhe normalitet ne mesimdhenie.
Ulja e temperaturave ka shkaktuar defekte ne renda ne furnizimin e
popullates me energji elektrike dhe ne demtimin e sistemeve te furnizimit me uje te pijshmem te popullates.