Shqipëria me sistem gjyqësor të varur dhe korrupt
17 Gusht 2007Reklamë
Në prag të fillimit të sesionit parlamentar të vjeshtës socialistët opozitarë kanë ndërmarrë nismën për të krijuar një komision të posaçëm parlamentar që të kontribuojë për reformën në drejtësi dhe krijimin e konsensusit me maxhorancën veçanërisht në pushtetin gjyqësor.
Deputeti socialist Fatmir Xhafa, ish minister i drejtesise e konsideron reformë në drejtësi një nga më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit dhe në ecjen drejt standarteve të BE-së në këtë fushë.
Organizata të njohura ndërkombëtare e kanë karakterizuar sistemin gjyqësor të Shqipërisë si të korruptuar dhe të varur nga politika.