1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria me ligje europiane

24 Maj 2007

Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit me BE-në, Shqipëria ka arritur të miratojë dy ligje mjaft të rëndësishme të cilat janë me të njëjtat standarte si legjislacioni i vendeve të tjera europiane.

https://p.dw.com/p/ArV6
Ligji X, paragrafi Y
Ligji X, paragrafi YFotografi: BilderBox

Me një mbështetje prej afër 1.2 milionë eurosh dhe me konsulencën e ekspertëve nga BE-ja është bërë e mundur hartimi i ligjit që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve.

Procesi i përmiresimit ligjor është një nga kushtet që duhet të plotesojë Shqipëria, në bazë të angazhimeve që i dalin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.