1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Enver Hoxha duhet dënuar me rezolutë

Ani Ruci18 Shtator 2007

Sali Berisha, kryeministër dhe kryetar i demokratëve në pushtet, u kërkoi mbrëmë maxhorancës dhe opozitës të miratojnë një rezolutë ku të dënohet roli negativ i Enver Hoxhës.

https://p.dw.com/p/BhAA
Nostalgji- Orë me portretin e Enver HoxhësFotografi: AP Photo

Fantazma e diktatorit komunist Enver Hoxha shfaqet në Parlamentin e Shqipërisë. Sali Berisha, kryeministër dhe kryetar i demokratëve në pushtet, u kërkoi mbrëmë maxhorancës dhe opozitës të miratojnë një rezolutë ku të dënohet roli negativ i Enver Hoxhës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe njëherazi i krimeve të tij gjatë regjimit komunist.

Kryeministri Sali Berisha tha se“ i sugjeron Parlamentit, që të gjitha forcat politike të miratojnë një rezolutë, ku të sanksionohet roli i tij i turpit në historinëe e kombit shqiptar.“ Shkak për një kërkesë të tillë është bërë përkujtimi i konferencës, që u zhvilua gjatë viteve të Luftës së II- të Botërore në Pezë, një fshat pranë Tiranës. Në historiografinë e kohës së diktaturë komuniste, kjo konferencë vlerësohej si ngjarja e rëndësishme, që bashkoi gjithë shqiptarët në luftë kundër pushtuesit nazi- fashist. Por një e vërtetë tjetër doli në dritë pas përmbysjes së regjimit komunist.
Ajo thotë se konferenca e Pezës shënoi fillimin e shndriimiot të luftës amntifashiste në një luftë civile, fillimn e vrasjeve të figurave nacionaliste dhe demokrate, që mendonin ndryshe nga komunistët, të kryesuar nga Hoxha, për formën e regjimit pas përfundimit të luftës

Në përkujtimin, këto ditë, të kesaj konference, të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe kryeatari i saj, lideri i socialistëve opozitarë, Edi Rama pati banderola pro Enver Hoxhes. Duke u bërë zëri i gjithë atyre që Enver Hoxha i vrau dhe i persekutoi për shkak të bindjeve të tyre politike dhe të të menduarit ndryshe, Kryeministri Berisha tha ne Parlament se“ nuk
mund tepërkujtohet konferenca e Pezës pa dënuar veprën mizore të Enver Hoxhës, nuk mund të shpërdorohet liria për të lënduar dhe nëpërkëmburt ata që u martirizuan në regjimin e tj orwellian, të afëmit dhe familiarët e tyre“.

Shqetësim i vërtetë i së djathtës së Shqipërisë, ku perfaqësohen edhe shtresat e ish të dënuarve dhe pushkaturve politikë është glorifikimi i veprës së diktatorit. Në fakt për brezat e sotëm, regjimi komunist duket thjesht histori, një e keqe që i përket të shkuarës. Tregimet e prindërve për luftën e klasave, izolimin, mungesën e lirisë së fjalës, për sistemin e tollonit... u duken sikur vijnë nga periudha të largëta përballe lirive që ata gëzojnë në regjimin demokratik. Megjithatë kryeministri Berisha paralajmëron se ç´mund të ndodhë dhe pse ai kërkon një rezolute dënimi për Enver Hoxhën nga Parlamenti. „Ju garantoj,“ u tha ai mbrëmë deputeteve, „se busti i tij edhe mund të vendoset në Pezë.“

17 vjet pas rënies së regjimit komunist dhe 22 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës miratimi i kesaj rezolute në Parlament konsiderohet nga të djathtët si një hap konkret për të dënuar figurën e tij.