1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërthimet në Irak vazhdojnë, pesë të vdekur

16 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BUyc

Dy bomba të tjera kanë shpërthyer në Kirkut, në veri të të Irakut duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur, bën të ditur policia lokale. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka dënuar shpërthimet e dy ditëve më parë në veri të Irakut, në të cilën humbën jetën 200 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë."Asgjë nuk e justifikon një atentat të tillë ndaj njerëzve të pafajshëm, është shprehur Ban. Zyrtarët irakianë thonë se numri i të vrarëve mund të jetë më i madh. Televizioni Al Xhazira ka cituar burime spitalore të kenë thënë se, numri i të vdekurve mund të arrijë në 500. Ushtria amerikane ka thënë se dyshimi kryesor për sulmin bie mbi organizatën terroriste, Al- Kaida.