Shpërthim në një uzinë atomike në Francë
12 Shtator 2011Përreth zonës së shpërthimit është ngritur një rrip sigurie bëjnë të ditur autoritetet e zonës dhe zjarrfikësit. Një furrë ka shpërthyer në uzinën e energjisë bërthamore, por detaje mbi këtë shpërthim ende nuk janë dhënë.
Sipas një njoftimi të AFP-së, që bazohet në të dhënat e qeverisë franceze nuk ka pasur radioaktivitet. Ndërsa autoriteti mbikqyrës bërthamor në Francë, ASN ka konfirmuar shpërthimin e një furre, ku digjen mbeturina radioaktive me rrezatim të ulët.
58 centralë atomikë në Francë
"Bëhet fjalë për një aksident industrial, jo për një aksident atomik" tha një zëdhënës i koncernit shtetëror energjetik EDF. Një sipërmarrje bijë e EDF-së, Sodocei menaxhon këtë central. Për shkak të shpërthimit humbi jetën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.
Franca me 58 reaktorët atomikë është prodhuesi më i madh i energjisë atomike në Evropë. Edhe pas katastrofës në Fukushima, qeveria franceze vazhdon t'i qëndrojë besnike energjisë atomike dhe e argumenton këtë me sigurinë e lartë të centraleve atomikë në Francë.
Autor: dpa, afp/Lindita Arapi
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora