Shpërthim në Spanjë - plagosen dy policë
24 Gusht 2007Reklamë
Si pasojë e shpërthimit të një bombe në vendin e baskeve të Spanjës u plagosën dy policë. Sipas të dhënave të autoriteteve masa shpërthyese eksplodoi në një makinë transporti e cila ishte parkuar para një kazerme të policisë në qytetin Durango. Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në objekt. Pas sulmit supozohet se qëndron Organizata ilegale baske ETA.