1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Shkupi do të mbetet zemra e ProCredit Bank"

DW12 Mars 2007

Banka ProCredit Banka themeloi në Shkup një akademi, me të cilën synon përgatitjen profesionale të kuadrit të saj

https://p.dw.com/p/As5O
Shkupi
ShkupiFotografi: DW

Në hapjen e akademisë të ProCredit Bankës u mblodhën bankierë, biznesmenë dhe diplomatë, të cilët u përshëndeten nga Helen Aleksandar nga udhëheqësja e institucionit.

"Shkupi do të mbetet zemra e ProCredit Bankës në Evropë. Gjatë këtij viti rrjedhat bankare të Bankës ProCredit do t´ia mësojmë 100 pjesëmarrësve, kurse në vitet e ardhshëm numri i njerëzve, që do të ushtrohen në akademinë tonë, do të arrijë në 400" - tha Helen Aleksandar, anëtari i bordit të bankës.

Qysh nga hyrja e saj në Maqedoni, ProCredit Banka ka filluar një numër të madh biznesesh të vogëla dhe të meseme. Ajo u fokusua në mini-kredite, dhe ofroi kredi tregtarëve të vegjël, zejtarëve, bujqve dhe së fundi edhe familjeve. Në ekonominë e Maqedonisë banka ProCredit ka plasuar gjithsesi 70000 miljon evro.

Për menaxherin Borislav Kostadinov hapja e akademisë është një hap i madh për shtetin: "Mendoj se ky është një lajm shumë i mirë për Maqedoninë. Kjo akademi është rajonale dhe vlen për të gjitha bankat tona në Evropën qëndrore dhe lindore, duke filluar nga Ukraina e deri në Shqipëri. Këtij viti u themeluan edhe dy banka të reja, në Armeni dhe në Kirgistan. Ne në akademi do t'i ushtrojmë menaxherët e klases mesatare. Ato janë menaxherët më të rëndësishem, të cilet e udhëheqin politikën e Bankës ProCredit në gjithë rajonin.

Banka ProCredit është njëra prej bankave të pakta të huaja, që punojnë në Maqedoni. Shkakun për kamata të larta dhe kredite te pavolitshme ekspertet e ekonomisë e shohin në numrin e vogël të bankave në Maqedoni. Në vitin 2007 pritet të hyjnë disa banka evropiane në vend dhe të ndjehen efektet positive të konkurencës.