1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkup: Tre shqiptarë dënohen me burgim të përjeshtëm

Fatos Musliu10 Korrik 2007

Qytetarët shqiptarë nga Shkupi dhe protesojnë me akuzat se gjyqet kanë qenë politike

https://p.dw.com/p/BEVG
Fshati Rasce, në veriperëndim të ShkupitFotografi: AP

Gjykimi i tre shqiptarëve me burgim të përjetshem në gjygjin themelor në Shkup, ka rezultuar me protesta masive nga ana e qytetareve shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova.

Nehad Sulejmani dhe Suad Jusufi janë denuar me burgim të përjetshëm meqë sipas gjygjit në vitin 2006 në shenjë hakmarrje kanë vrarë Branko Ivanovskin dhe Lupco Atanasovski. Gjithashtu me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Burhamedin Nuhiu nga Tetova, i cili është akuzuar për vrasjen e një të riu maqedonas pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001.

Partia shqiptare në pushtet PDSH thotë se dënimet e shqiptuara do të analizohen nga ekspertë juridik shqiptarë, meqë kjo parti vlerëson se stafi i gjygjeve është i ngjyrosur politikisht.