1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkup: Samit per Zhvillimin e Evropes Juglindore,merr pjese Kryeministri i Shqipërisë dhe Shefi i UNMIK-ut

10 Mars 2005

Rreth 150 kryetarë të shteteve ose qeverive, përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe përfaqësues të shumtë të biznesit në Evropë sot dhe nesër marrin pjesë në Samitin dyditor për zhvillim të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore që do të mbahet në Shkup

https://p.dw.com/p/ArF0
Sot nisi punimet në Shkup Samiti dy ditor per zhvillim dhe bashkepunim te vendeve te Evropes Juglindore, nen patronazhin e kryetarit te shtetit Branko Cervenkovski dhe te komisarit per zgjerim te Bashkimit Evropian, Oli Ren. Samiti ka per qellim qe ta permiresoje bashkepunimin rajonal ndermjet vendeve te EJL-se, ta perforcoje shkembimin tregtar dhe te krijoje kushte per rritjen e interesit te investitoreve te huaj ne rajon. Te pranishmit do te shkembejne mendime per ndermarrjen e masave adekuate per mbeshtetjen e paqes dhe stabilitetit, funksionimin e demokracise dhe per zhvillim te pershpejtuar ekonomik te rajonit. Eshte njoftuar edhe pjesemarrja e kryeadministratorit te Kosoves, Soren Jesen Petersen, ish-kryetari i Komisionit Evropian, Zhak Santer, koordinatori i Paktit per Stabilitet, Erhard Busek, kryesuesi me Komisionin nderkombetar per Ballkanin Xhuliano Amato dhe anetari i komisionit Karll Billd, zevendesdrejtori i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD) Sju Beret. Ne hapjen e Samitit pjesemarresit i pershendeti kryetari i Maqedonise, Branko Cervenkovski .