1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkup: Gjykata ngrin pronat e partisë opozitare VMRO

2 Nëntor 2018

Një gjykatë në Shkup ka ngrirë pasurinë e partisë opozitarë maqedonase, VMRO-DPMNE. Kjo masë përfshin 69 imobilie të partisë nacionaliste.

https://p.dw.com/p/37XwX
Mazedonien Nikola Gruevski, ehemaliger Regierungschef
Ish-kryeministri maqedonas, Nikola GruevskiFotografi: picture-alliance/Pixsell/HaloPix

Me kërkesë të Prokurorisë Posaçme të Maqedonisë drejtuar gjykatës, kjo e fundit ka ngrirë pronat e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Gjithsej 69 objekte. Sipas prokurorisë kjo bëhet që të mënjanohet gjatë hetimeve mundësia e shitjes apo dhënies me qira të këtyre objekteve.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme drejtohen kundër 14 personave, mes tyre edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, partia e të cilit qeverisi në Maqedoni nga viti 2006-2017. Prokuroria ka akuzuar të dyshuarit, se në këtë kohë kanë kryer pazare ilegale për financimin e partisë në vlerë prej 4,9 milionë eurosh. Gruevski pavarësisht nga ky proces, është dënuar në një çështje tjetër me dy vite burg.

la/(dpa, dpae)