1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
ShoqëriaShtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA: Të vdekur e të plagosur në qendrën tregtare

7 Maj 2023

Sërish një ngjarje tragjike trondit SHBA. Pas një sulmi me armë nga një person i armatosur në SHBA kanë humbur jetën 8 vetë dhe janë plagosur disa të tjerë.

https://p.dw.com/p/4R0KA
Sulm me armë në qendrën tregtare në Allen
Sulm me armë në qendrën tregtare në AllenFotografi: Stewart F. House/Getty Images

Në shtetin federal amerikan, Teksas në afërsi të Dallasit nga një sulm me armë të shtunën në mbrëmje kanë ndërruar jetë 8 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë. Sipas të dhënave vrasësi është qëlluar për vdekje nga policia. Sipas policisë agresori hapi zjarr në një qendër tregtare në qytetin Allen, rreth 40 km në veri të Dallasit.

USA, Allen | Schüsse in einer Mall
Fotografi: Stewart F. House/Getty Images

Sipas të dhënave të CNN, disa prej viktimave ishin fëmijë të vegjël. Drejtuesi i policisë së rajonit, Brian Harvey e ka konfirmuar, se ka pasur të vdekur. Policia bëri të ditur në një konferencë shtypi se mund të ketë edhe të tjerë të plagosur. Nga shtatë të plagosurit gjenden tre vetë në gjendje kritike për jetën.

Një polic gjendej në qendrën tregtare "Allen Premium Outlets" për shkak të një delikti tjetër , kur u dëgjuan të shtëna. Ishte ky polic që e "neutralizoi" të dyshuarin, tha kreu i policisë, Harvey. Më pas ai alarmoi policinë.

la/ag