1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA tregojnë mirëkuptim për sulmet turke në veri të Irakut

30 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/By03

Qeveria amerikane për herë të parë ka treguar mirëkuptim ndaj sulmeve të mundëshme të kufizuara të ushtrisë turke kundër kurdëve në veri të Irakut. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, deklaroi se pas rrëmbimit të tetë ushtarëve turkë prej forcave rebele kurde të partisë puntore, PKK, forcat turke e kanë të drejtën që ushtarët t'i kërkojnë edhe në veri të Irakut. Mirëpo Turqisë i bëri thirrje për maturi. Deri tani SHBA-të kanë kundërshtuar hyrjen e ushtrisë turke në territorin irakian. Ndërsa qeveria në Ankara ka kritikuar SHBA-të për mosveprimin e duhur, kundër forcave kurde, të cilat veriun e Irakut e kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Turqisë. Mediat turke njoftojnë se forcat e këtij vendi kanë rrethuar afro 100 luftëtarë kurdë në zonën kufitare me Irakun. Ka pasur edhe të shtëna prej helikopteri.