1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Mjekët i transplantojnë një pacienti një zemër derri

16 Janar 2022

Një ekip kirurgësh në SHBA arriti për herë të parë t’i transplantojë me sukses një pacienti një zemër derri.

https://p.dw.com/p/45Z33
USA | Erstmals Schweineherz-Transplantation für einen Menschen
Fotografi: Tom Jemski/University of Maryland School of Medicine/picture alliance

Organi i kafshës, të cilin mjekët e kishte modifikuar fillimisht gjenetikisht, iu transplantua 57-vjeçarit David Bennett. Bennett vuan nga një sëmundje zemre që i kërcënon jetën dhe kishte vetëm dy mundësi: vdekjen ose zemrën e një derri.

USA | Erstmals Schweineherz-Transplantation für einen Menschen
Fotografi: Cover-Images/imago images

Tri ditë pas operacionit ekipi e quajti operacionin si sukses, megjithëse është ende herët për të bërë një vlerësim përfundimtar. Nëse procedura do të jetë përfundimisht e suksesshme, atëherë në të ardhmen për transplantime mund të përdoren në parim pa kufizime organe të modifikuara kafshësh.

USA | Erstmals Schweineherz-Transplantation für einen Menschen
Fotografi: Tom Jemski/University of Maryland School of Medicine/picture alliance

Kjo është e rëndësishme për pacientët që kanë nevojë për transplantime, theksoi Muhammed Mohi'uddin, drejtor shkencor i programit të transplantimeve në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Maryland.