1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Harris siguron mjaftueshëm vota si kandidate presidenciale

3 Gusht 2024

Kamala Harris siguron vota të mjaftueshme nga delegatët demokratë për t'u bërë kandidate e partisë për presidente.

https://p.dw.com/p/4j3uL
Kamala Harris ne Teksas
Kamala Harris siguron vota të mjaftueshme nga delegatët demokratë Fotografi: IMAGO/NurPhoto

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jaime Harrison, tha se zëvendëspresidentja Kamala Harris ishte kandidatja e vetme për të cilën kishin votuar rreth 4,000 delegatë të Partisë Demokratike.

"Jam e nderuar që jam kandidatja e propozuar nga demokratët për postn e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris. 59-vjeçarja do të emërohet zyrtarisht si i kandidate e partisë në një kongres të partisë që do të zhvillohet nga fundi i mujit në Çikago

Mbështetje e madhe për kandidaturën e Harris

Kamala Harris u bë kandidate kryesore e Demokratëve pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga garamuajin e kaluar. Harris fitoi shpejt mbështetjen e shumë figurave të rëndësishme, ndër të cilët janë edhe Barack dhe Michelle Obama.

Pennsylvania Josh Shapiro dhe Kamala Harris
Mbështetje e madhe për kandidaturën e HarrisFotografi: Kevin Mohatt/REUTERS

Bashkëkandidatja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishte e vetmja kandidate që u kualifikua për zgjedhjet presidenciale nga demokratët. Kjo do të thotë se nuk kishte asnjë dyshim se cili do të ishte rezultati i votimit të delegatëve, i cili teorikisht vazhdon deri ditën e hënë.

"Jam e lumtur që kemi mjaft delegatë për të siguruar shpalljen e kandidaturës sime," tha Harris. "Nga fundi i këtij muaji ne do të mblidhemi në Çikago të bashkuar si parti dhe do të kemi mundësi për të festuar  së bashku këtë moment historik."

Me më pak se 100 ditë deri në zgjedhjet presidenciale, ekipi i Harris njofton për një fluks të madh donacionesh, që sikurse thonë shumica e tyre vijnë nga donatorë që dhurojnë për herë të parë.