1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Irani diskutojnë për sigurinë në Irak

24 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLUX

Në kryeqytetin irakian përfaqësues të SHBA dhe Iranit diskutojnë për gjendjen e përkeqesuar të sigurisë në Irak. Bisedimet drejtohen nga ambasadoret e ketyre dy vendeve në Irak. Në maj keto dy shtete të armiqesuara biseduan për herë të parë zyrtarisht në rang të lartë pas thuajse 30 vjetesh. SHBA akuzojnë Iranin me shumicë shiite, se po nxit me qëllim dhunën në Irak. Qeveria në Teheran e kundershton kete dhe akuzon SHBA se përmes invazionit është vete përgjegjese për dhunën ndermjet shiiteve dhe suniteve. Konflikti atomik zyrtarisht nuk luan rol në bisedimet që po zhvillohen në Bagdad.