1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Senati amerikan miraton planin e shpëtimit për bankat në krizë

Frank Aishman2 Tetor 2008

Pakoja prej 700 miliardë dollarësh për shpëtimin e sektorit financiar në SHBA kapërceu pengesën e parë parlamentare. Me shumicë absolute senati amerikan miratoi pakon e propozuar nga qeveria e Bushit.

https://p.dw.com/p/FTBP
Konferencë shtypi në senatin amerikan
Konferencë shtypi në senatin amerikanFotografi: AP

Qeveria amerikane do të mund të ndante nga një dhuratë të mrekullueshme për qytetarët e saj: 6000 dollarë për familje, thjeshtë dhe të liruara nga taksat. Apo ajo ka mundësi që secilit shofer në Shtetet e Bashkuara t'i paguajë karburantet e shpenzuara për një vit e gjysëm. Edhe për këtë do të mjaftonin 700 miliardë dollarët amerikanë. Megjithatë për këtë shumë kaq të madhe nga njëra anë duhet të mirren borxhe të reja. Nga ana tjetër këto të holla janë paraparë për një qëllim tjetër, për të ashtuquajturin program për shpëtimin për bankat, i cili u refuzua të hënën nga kongresi dhe atë kryesisht nga kongresistët republikanë. Kjo ishte arsyeja përse presidenti republikan Xhorxh Bush, të mërkurën apeloi sërish për ndihmë parlamentare: "Është shumë me rëndësi që deputetët ta marrin këtë ligj shumë seriozisht pasi që kreditë duhet të vazhdojnë të ndahen në mënyrë që ndërmarrjet e vogla të mund të financojnë edhe më tutje biznesin e tyre".

Në këtë mënyrë senati amerikan sipas ftoi renditjes alfabetike 100 senatorët të deklarohen me një Po ose Jo për pakon financiare. Me 74 vota pro dhe 25 kundër pakoja shpëtimtare e cila kap shumë e 700 miliardë dollarëve i miratua nga senati. Me interesim të madh natyrisht që janë përcjellë dy prej deputetëve, Xhon McCain dhe Barack Obama.

Të dy kandidatët për president kanë një bilanc shumë të keq sa i përket votimeve në senat: Barack Obama në dy vitet e fundit nuk ka marrë pjesë në gjysmën e votimeve në senat ndërkohë që Xhon McCain mban rekordin negativ - ai nuk ka qenë i pranishëm në 64 përqind të seancave kur është dashur të votohet. Por nata e kaluar ishte shumë e rëndësishme për fushatën elektorale. Të dy kandidatët u angazhuan dhe votuan për programin e presidentit Bush. Por vetëm njëri prej tyre foli më parë lidhur me çështjen. Demokrati Barack Obama: "Ne kemi nevojë për një instancë të pavarur për vëzhgimin dhe kontrollimin se ku do të shpenzohen saktë këto para. Ne nuk mund të ndihmojmë Wall Street-in pa marrë nën mbrojtje miliona pronarë shtëpish të pafajshëm të cilët luftojnë për të mbetur në shtëpitë e tyre. Edhe ata e meritojnë një plan. E treta ky nuk guxon të jetë program furnizues për shefat e ndërrmarrjeve në Wall Street, makutëria dhe papërgjegjësia e të cilëve na sollën deri në këtë pikë".

Tani pas miratimit në senat projektligji duhet të rikthehet për votim edhe në kongresin amerikan. Kongresi i tha të hënën jo këtij projektligji për shkak se shumë zgjedhës protestaun kundër tij. Një votim i ri me shpresa më të mëdha por pa garancë suksesi është paraparë për ditën e premtë (3.10.).