1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Seehofer:"përgjegjësi morale" për punjonjësit afganë

19 Gusht 2021

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer shprehet për pranimin e refugjatëve afganë. Ai thotë se ka "përgjegjësi morale" për punonjësit lokalë afganë.

https://p.dw.com/p/3zBps
Deutschland Seehofer PK Moria
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Carstensen

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer dëshiron t'i sjellë punonjësit lokalë afganë dhe familjet e tyre në Gjermani sa më shpejt të jetë e mundur. Ai tha se kjo është një "përgjegjësi morale". Ndërkohë, fluturimet e evakuimit të refugjatëve po vazhdojnë.

Horst Seehofer, është deklaruar shprehimit të pranojë në Gjermani punonjësit lokalë afganë që kanë punuar për gjermanët. Pas paraqitjes së tij në Komisionin e Brendshëm të Bundestagut, ai siguroi:

"Është krejtësisht e padiskutueshme që punonjësit vendas dhe anëtarët e familjes së tyre duhet të vijnë në Gjermani dhe se ka edhe një përgjegjësi morale për këtë".

Në të njëjtën kohë, ai theksoi mundësinë e kryerjes së procedurave të vizave dhe kontrolleve të sigurisë vetëm pasi personi në fjalë të ketë hyrë në vend. Seehoferi pranoi se kjo përfshinte një rrezik të caktuar të sigurisë, por theksoi: "Nëse doni një zgjidhje këtu, ju duhet ta merrni parasysh këtë rrezik."

Për më tepër, kontrolli i nevojshëm i sigurisë nuk është çështje ditësh ose javësh, por vetëm çështje sekondash. Ai gjithashtu u shpreh në mbështetje të bisedimeve me talibanët radikalë islamikë, në mënyrë që të sigurohet në këtë mënyrë dalja e sigurt e forcave lokale.

Nuk është e mundur të parashikohet numri i refugjatëve

Ai nuk donte të jepte një parashikim të numrit të përgjithshëm të refugjatëve afganë që pritej si rezultat i marrjes së pushtetit nga talibanët. Vlerësimet variojnë nga disa mijëra njerëz në disa milionë, sipas Seehoferit.

Më tej ai paralajmëroi kundër humbjes së besimit në vlerat perëndimore:

"Komuniteti perëndimor dështoi në Afganistan. Nëse komuniteti perëndimor dhe Bashkimi Evropian, të cilin do të doja ta përmend këtu në veçanti, gjithashtu dështojnë në trajtimin e pasojave, atëherë ne do të kishim një problem të madh besimi në bashkësinë tonë të vlerave".

Ndërkohë, afganë të shumtë po përpiqen me dëshpërim të dalin jashtë vendit me një prej fluturimeve të evakuimit të vendeve perëndimore, veçanërisht të SHBA. Talibanët kanë ngritur pika kontrolli rreth aeroportit. Për shumë, përfshirë edhe qytetarët e vendeve perëndimore, depërtimi atje bëhet i vështirë.

Ushtria gjermane deri tani ka sjellë më shumë se 900 njerëz nga Kabuli në Gjermani. Rreth orës 3 të mëngjesit, një avion A400M me 211 persona në bord zbarkoi në kryeqytetin Uzbekistan Tashkent, njoftoi komanda e operacioneve të Bundeswehr-it në Twitter. Nga atje ata duhet të fluturojnë për në Gjermani.

aud (tgsch, dlf)