1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scheffer në Kosovë: NATO-ja nuk do të tolerojë përdorimin e dhunës

Bekim Shehu15 Shkurt 2007

NATO-ja nuk do ta lejojë ndarjen e Kosovës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Këtë mesaz ai do t'ua përcjellë pasdite edhe përfaqësueve të serbëve të Kosovës

https://p.dw.com/p/AqY0
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop SchefferFotografi: AP

Sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jaap de Hoop Scheffer, deklaroi në Prishtinë, se trupat e NATO-os, në Kosovë nuk do të tolerojnë kurrfarë lloji të dhunës. Ai tha se, rreziku më i madh për Kosovën janë personat që mendojnë se përmes dhunës të arrijnë qëllimet e tyre. Kjo nuk do të arrihet kurr tha numri një i NATO-os. Ngjarjet e së shtunës ku humbën jetën dy persona, sipas kreut të NATO-os, duhet të shërbejnë si një mësim për atë që nuk duhet bërë.

Nuk ka nevojë për më shumë fatalitet dhe për më shumë viktima. Kosova ka dhënë mjaft dhe dy viktimat e së shtunës janë shumë. Rreziku kryesorë për Kosovën janë personat të cilët mendojnë të arrijnë dicka përmes dhunës, mirëpo, kjo nuk do të arrihet kurr, tha Jaap de Hoop Scheffer. Ai shprehu gatishmërinë e NATO-os, për të ruajtur stabilietin në Kosovës. Kreu i aleancës kërkoi nga udhëheqësit politik kosovar, që të ruajnë unitetin sidimos, deri në fund të procesit të zgjidhjes së statusit.

Sipas tij, bota po shikon me kujdes se çfarë mesazhesh po dërgohen nga Kosova po shikohen veprimet e institucioneve dhe qytetarëve se cfarë të ardhme duan të ndërtojnë. Sekretari përgjithshëm i NATO-os, Jaap de Hoop Scheffer, tha se aleanca e mbështetë pa rezervë planin e ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari, ndërsa, ftoi palët që propozimet e Ahtisarit të merren dhe të shqyrtohet seriozisht.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, thotë se qendrimet e Prishtinës dhe Beogradit për të ardhmën e Kosovës janë diametralisht të kundërta, mirëpo, ai beson se plani i ndërmjetësit, Marti Ahtisari, nuk do të ndryshojë substancën që për Kosovarët është pavarësia.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jaap de Hoop Scheffer, në orët e pasditës do të takojë kryetarët serb të komunave veriore të Kosovës. Këta të fundit më herët janë shprehur kundër planit të ndërmjetësit ndërkobëtar Marti Ahtisari, madje nuk pranun as ta takojnë atë. Jaap de Hoop Scheffer, tha se në pjesën veriore të Kosovës do të përcjellë mesazhin se nuk ka ndarje të Kosovës.

Nuk ka ndarje të Kosovës dhe të gjithë ata që mendojnë se ndarja do të jetë zgjidhja gabojnë, sepse, kjo kurrë nuk do të ndodhë, KFOR-i këtë nuk do ta lejojë, tha Jaap de Hoop Scheffer.