1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i Klimës në Kopenhagë / Debati për sulmin ajror të 4 shtatorit në Afganistan / Kriza fianciare në Greqi

18 Dhjetor 2009
https://p.dw.com/p/L8Qx

1. Samiti i klimës në Kopenhagë ishte ngjarje kryesore e javës që po lëmë pas. Rinia e sotme dhe fëmijët janë ata që do të paguajnë çmimin e marrëveshjes për klimën në samitin e Kopenhagës. Në samit kishte kësaj radhe më shumë rini se kurrë më parë. Por ata nuk mund të futeshin në Qendrën Bella, ku mirreshin vendimet, informon Helle Jeppesen.

2. Pak ditë pas zgjatjes së mandatit të trupave gjermane në Afganistan, Parlamenti u morr të mërkurën sërish me këtë temë. Sulmi ajror i 4 shtatorit në Kundus, ku u vranë 142 veta, preokupoi dyfish Bundestagun gjerman. Anila Shuka sjell hollësitë nga Berlini.

3. Greqia po përjeton krizën më të thellë financiare të dekadave të saj të fundit. Papandreu drejtoi apel për "masa shpetimtare" që janë imediate dhe premtoi reduktim të borxhit në 8.7% për vitin e ardhshëm. Ndërkohë Athina është kthyer në arenë manifestimesh të përditshme të punonjësve dhe sindikalistëve radikalë që akuzojnë qeverinë socialiste se barrën e krizës ua ngarkon vetëm shtresave të mesme dhe të varfëra. Niko Anagnosti më gjerësisht nga Athina.