1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i BE-së u kurorëzua me sukses të madh

Bernd Riegert23 Qershor 2007

Pas negociatave maratonike 36 orëshe, kryeminitrat dhe presidentët e 27 vendeve anëtare të BE kanë rënë dakord për një marrveshje mbi themelet e funksionimit të këtij organizmi.

https://p.dw.com/p/AzcI
Durchbruch bei Verhandlungen in Brüssel Angela Merkel vor Fotografen
Angela MerkelFotografi: AP

Vendimi i hapi rrugën marrveshjes për bazat e ardhëshme të BE. Polonia u dakordua me mekanizmin e ardhëshëm të marrjes së vendimeve. Presidentja e radhës e BE, Angela Merkel më parë kishte kërcënuar me mundësinë e përjashtimit të Polonisë, nga një konferencë e ardhëshme e qeverive të vendeve anëtare të BE, në qoftë se edhe më tej vazhdon me bllokimin e marrveshjes së re për fuksionimin e BE-së. Polonia u dakordua pas presioneve të shumta jo vetëm të Gjermanisë, por edhe të shumë vendeve të tjera, në radhë të parë Francës dhe Britanisë së Madhe. Kancalraja gjermane Merkel ishte shumë e knaqur me kompromisin.
"Ka zgjatur një kohë shumë të gjatë. Marrveshjes mund t'i bëhen edhe vërejtje, por ajo që llogaritet në fund është marrveshja e arritur. Tani kemi një periudhë kur duhet të reflektohet. Me rëndësi është që kemi arritur kornizat e një marrveshje të re, e cila do të shërbejë si bazë për funksionimin e BE", theksoi Merkel.
Presidenti polak Leh Kaçinski tha se kompromisi i arritur paraqet një sukses për vendin e tij. Ai falënderoi Francën dhe Britaninë e Madhe për ndërmjetësim. Polonia nuk arriti ta forcojë peshën e votës së saj, por ka arritur që futja në fuqi e marrveshjes të shtyhet deri në vitin 2014. Ndërkohë edhe Britania e Madhe ka bërë lëshime në politikën e brendëshme dhe të drejtësisë. Karta themelore mund nuk do të jetë pjesë e drejtësisë britanike. Do të ndahen edhe të gjitha pjesët të cilat na projektkushtetutën e mëparshme duhet të shërbenin si simbole të BE. Do të ketë një ministër të jashtëm, por me kërkesën e kryeministrit britanik Toni Bler, ai nuk do të quhet kështu. Megjithatë zyra e re do të ketë kompetencat që i takojnë një ministrie të jashtme. Angela Merkel tha se në fund fitoi solidariteti evrpian. Pritet që marrveshja të futet në fuqi deri në fillim të vitit 2009. Ndërkohë që analistët janë të mendimit se marrveshja më e re i hapë rrugën anëtarësimit në BE të Kroacisë, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor.