1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa të vërteta janë librat e historisë?

Niko Anagnosti30 Shtator 2007

Qeveria greke nxjerr nga qarkullimi një tekst historie. Atij i ishin hequr stereotipet nacionaliste dhe kjo nuk i shkoi për shtat forcave nacionaliste.

https://p.dw.com/p/BlOO
Histori me metra
Histori me metraFotografi: Metermorphosen

Qëmtimi i teksteve nga fryma nacionaliste mbetet një sfidë e hapur për vendet ballkanike. Pas një debati gati një vjeçar rreth tekstit të ri të Historisë së Klasës së Gjashtë Fillore të zhveshur nga stereotipet e mëparshme nacionaliste qeveria greke vendosi heqjen e tij nga qarkullimi. Vendimi, i justifikuar me vlerësimin e Institutit Pedagogjik, se librit nuk iu bënë korrigjimet e duhura, u përshendet nga forcat nacionaliste dhe kishtare dhe u dënua me forcë si regres nga forcat e majta dhe progresiste. Qeveria kritikohet ashpër se shkon pas qerres së partisë Nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor, që zgjedhjet e fundit e kthyen në forcë parlamentare.