1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusin Kostev: „Në Gjermani guxoj të them që jam rom“

Mariya Ilcheva
8 Prill 2020

Më mirë migrant në Gjermani, se sa rom në Bullgari, thotë Rusin Kostev. Para tri vjetësh linguisti 34 vjeçar me titull doktor shkencash u largua nga atdheu i tij dhe u vendos në Koblenc, ku jep mësim në dy shkolla.

https://p.dw.com/p/3abOg
Bulgarien Rusin Kotzev, Lehrer in Koblenz
Fotografi: DW/M. Ilcheva

„Në Gjermani guxoj të them që jam rom. Në atdheun tim në situata të caktuara nuk do ta thoja dot", thotë Rusin Kostev. Ai vjen nga Bullgaria dhe është doktor i shkencave gjuhësore. Atdheu i ri i tij është tani qyteti gjerman Koblenc. Që nga viti 2017 Rusin Kostev jeton në Gjermani. Nga Bullgaria ai u largua për arsye ekonomike.

Mësues i bullgarishtes

Në jetën e tij Rusin Kotsevit i është dashur të shembë disa mure. Ai si rom nga Bullgaria ka mbrojtur doktoraturën në linguistikë. Që prej dy vjetësh ai jep mësimin e bullgarishtes për fëmijët e migrantëve bullgarë në Koblenc. Lexim, shkrim, gramatikë – falë Rusin Kotzevit nxënësit bullgarë mund ta mësojnë me bazë gjuhën e nënës. Shumica e tyre janë romë, ashtu si edhe mësuesi i tyre.

Në Bullgari linguisti me titullin doktor jepte mësim në Universitet në Veliko Turnovo. Ai është i kënaqur që në Koblenc tani mund ta vazhdojë profesionin e tij – edhe pse tani në auditor nuk ka studentë, por nxënës shkolle nga mosha shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjeç. „Në shkollën Goethe aktualisht ka rreth 30 fëmijë nga Bullgaria. Ata të gjithë ndjekin edhe lëndën e gjuhës bullgare."

Shumica e nxënësve bullgarë në shkollën Goethe kanë ardhur para disa vitesh në Gjermani. Për ta Rusin Kotsev është një person i rëndësishëm, tek i cili mund të drejtohen. Nxënësi Tzetzko Dimitrov e vlerëson mësuesin e tij: „Unë e ndjek me kënaqësi mësimin nga zoti Kostev... Ai është mjaft cool dhe më tërheq në mësim."

Gjatë pesë viteve të fundit numri i nxënësve bullgarë në shkollën Goethe të Koblencit është rritur ndjeshëm – pasojë kjo e migracionit ekonomik. Sot janë pesë përqind ë femijëve nga Balllkani. Kjo është një sfidë e madhe për drejtorinë e shkollës. Rusin Kostev ndihmon ku të mundet. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e shkollës.

Ndihmë për komunitetin bullgar

Ralf Marenbach, drejtor i shkollës „Goethe" në Koblenc, e vlerëson gjithashtu kontributin e Rusin Kostevit: „Ai është një njeri, që nuk merret vetëm me punën e tij, por përkushtohet intensivisht të ndihmojë pjesëtarët e komunitetit bullgar që kanë nevojë për mbështetje këtu në Koblenc."

Ralf Marenbach dhe Rusin Kostev rregullisht marrin pjesë në tryezën e diskutimit që organizohet për analizimin e situatës së nxënësve bullgarë në shkollë. Në këto takime synohet të gjenden zgjidhje për problemet aktuale. 

Në Koblenc jetojnë mbi 1000 bullgarë. Shumica e tyre janë romë. Të gjithë duan një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Rusin Kostev: „Bullgarët në Koblenc e përballojnë mjaft mirë jetën e tyre. Ata ia kanë dalë të integrohen, përpiqen shumë që fëmijët të kenë një jetë më të mirë se në Bullgari. Ata nuk duan që fëmijët të përjetojnë atë, që kanë përjetuar ata vetë si prindër në atdheun e tyre."

Edhe Rusin Kostev dëshiron, që fëmijët e tij të rriten në Gjermani. Ai ka pak kohë që është martuar. Gruaja e tij vjen nga Bullgaria dhe është gjithashtu rome. Ata ëndërrojnë të bëhen prindër.

Dreiländer Eck Koblenz
Fotografi: picture-alliance /R. Harding

Në Koblenc ata ndihen mjaft mirë. Një ndër vendet që ata preferojnë të shkojnë në Koblenc është i ashtuquajturi trekëndëshi gjerman, delta e lumit Rin dhe Mozel ku janë vendosur copa nga muri i Berlinit. Edhe Rusin Kostevit i është dashur në jetë të rrezojë shumë mure. Shumë bashkëqytetarë të tij në Bullgari nuk kishin besim, se ai do të mbronmte doktoraturën. Kjo për faktin se ai ipërket komunitetit rom.

„Ka një dallim të madh mes situatës së romëve në Bullgari dhe romëve në Gjermani. Këtu në Gjermani të vlerësojnë nga aftësitë dhe jo nga ngjyra e lëkurës. Unë personalisht këtu guxoj ta them hapur që jam rom. Gjë që në situata të caktuara në Bullgari nuk do ta kisha bërë, sepse do të më ishin mbyllur dyert", kujton Kostev të kaluarën në atdhe.

Në Gjermani atij i pëlqen disiplina dhe vetëdija që kanë njerëzit për përgjegjësinë e tyre. „Mendoj se është shumë mirë që në Gjermani ta thonë direkt nëse bën diçka gabim. Kjo më mungon në vendin tim. Në Bullgari ne jemi mësuar disi që të mbyllim njërin sy kur ndodh ndonjë padrejtësi, ose kur ndokush është në rrezik. Këtu është ndryshe, nëse dikush vëren dikçka që nuk shkon, merr guximin e ia thotë tjetrit direkt në sy."

Me mbështetjen e gruas së tij Rusin Kostev do të rrëzojë mure të tjera. Ai do që t'i afrojë më shumë me njëri-tjetrin bullgarët dhe gjermanët. Endrra e tij është të krijojë një qendër gjermano-bullgare integrimi, ku njerëzit nga të dyja vendet të mund ta njohin më mirë njëri-tjetrin.