1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia kërcënon Ukrainën me shkurtimin e furnizimeve me gaz

2 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bm1r

Rusia kërcënoi Ukrainën me shkurtimin e furnizimeve me gaz. Monopolisti shtetëror Gazprom deklaroi shkurtimet në rast, se Ukraina nuk pranon shlyerjen e borxheve me mbi 930 milionë euro nga furnizimet e mëparshme me energji. Gazprom furnizon rreth një të tretën e gazit natyror që konsumohet në Gjermani, prej të cilit një pjesë furnizohet nëpërmjet linjave të gazsjellësit që kalojnë përmes Ukrainës. Në të shkuarën në grindjen mes Rusisë dhe Ukrainës për furnizimet me gaz ka pasur ndërprerje të furnizimt edhe në Evropë.