1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia kërcënon Bjellorusinë me ndërprerje të furnizimit me gaz

1 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BOs7
Rusia kërcënoi Bjellorusinë me reduktim masiv të furnizimit me gaz. Nëse deri të premten nuk shlyhen borxhet aktuale koncerni Gazprom do të reduktojë me 45% sasinë e livruar. Qeveria në Minsk e ka tejkaluar me një javë afatin për pagimin e 500 milionëve dollarëve që i detyrohet koncernit rus. Rusia ka siguruar njëkohësisht se detyrimet për furnizim me gaz ndaj konsumatorëve evropianë do të respektohen.