Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë
17 Mars 2018Një shkallëzim tjetër i konfliktit mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë: Rusia vendosi të dëbojë 23 diplomatë britanikë si kundërpërgjigje për largimin e diplomatëve rusë nga Britania e Madhe pas helmimit me gaz nervor të një agjenti të dyfishtë rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij. Diplomatët duhet të largohen brenda një jave nga Britania e Madhe, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë. Ambasadori britanik, Laurie Bristow, u thirr për sqarime në Moskë. Qeveria ruse po ashtu tërhoqi miratimin për hapjen e konsullatës britanike në Shën Peterburg. Edhe institucioni kulturor britanik, British Council duhet të ndalë veprimtarinë e tij në Rusi.
Rusia e injoroi një ultimatum të britanikëve për zbardhjen e atentatit me helm nervor. Në një deklaratë të përbashkët, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe SHBA kanë bërë përgjegjëse Rusinë për këtë akt. Por Moska i hedh poshtë akuzat. Londra vendosi si kundëreagim sanksione kundër Moskë. Ndërkohë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson shfaqi dyshimin se porosia për atentatin me gjasë ka ardhur drejtpërdrejt nga Kremlini.
la/(dpa, rtr,)