Rumsfeld kritikon qeverinë kineze për programin bërthamor
19 Tetor 2005Gjatë vizitës së tij në Pekin ministri amerikan i mbrojtjes Donlad Rumsfeld u prit me nderime më të larta ushtarake. Pas takimit me homologun e tij kinez Cao, Rumsfeld theksoi se SHBA-s e përshëndesin rritjen e mirëqënies ekonomike të Kinës, por kjo rritje, tha ai duhet të ndodhë në mënyrë paqësore. Sipas Rumsfeld, Republika Popullore e Kinës po shpenzon shumë për buxhetin ushatarak:
"Shumë shtete kanë shprehur shqetëismin e tyre për shpejtësinë e ekspandimit ushtarak të vendit tuaj" - tha Rumsfeld.
Kështu u shpreh Rumsfeld në Pekin. Ai i bëri thirrje Kinës, që të tregohet më transparente përsa i përket sektorit ushtarak dhe tha përpara gazetarëve nga e mbarë bota, se dëshiron të dijë se pse qeveria kineze nuk tregon të vërtetën mbi buxhetin e saj ushtarak. Por sipas ministrit kinez të mbrojtjes, qeveria e tij ka shpenzuar gjatë këtij viti vetëm 30.2 miliardë dollarë për sektorin e mbrojtjes.
"Dua t´ju them fare hapur që kemi shpenzuar pikërisht këtë shumë për sektorin e mbrojtjes. Nuk kemi nevojë dhe asnjë mundësi për të gënjyer mbi këtë fakt" - tha Cao.
Por Pentagoni ka deklaruar se ka të dhëna se Kina ka shpenzuar 90 miliardë dollarë, pra tre herë më shumë se ç´deklaron qeveria kineze. Donald Rumsfeld vuri në dukje se transparenca mbi buxhetin ushtarak dhe në çështjet ekonomike, do ta ndihmojë hapjen e Kinës edhe në aspektin politik:
"Përparimi i shpejtë i Kinës sjell automatikisht pyetjen e drejtë të shumë shteteve, se çfarë qëllimesh ka kjo republikë" - tha Rumsfeld.
Sidoqoftë Rumsfeld shtoi se bisedimet me homolugn e tij Cao rezultuan mëse të frytshme dhe se marrëdhëniet amerikano-kineze konsiderohen nga pala amerikane si "komplekse" dhe "të komplikuara". Shkak për këtë janë diferencat mbi trajtimin e çështjes së të drejtave të njeriut në Kinë, debati mbi Tajvanin si edhe ndërhyrja e Kinës në debatin mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.