1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rumania dhe Bullgaria në rrugën për anëtarësimin në zonën e Shengenit & Bisedë me ekspert grek për trajtimin e të huajve në Greqi nga drejtësia

25 Shkurt 2011
https://p.dw.com/p/R4Q8

Rumania dhe Bullgaria prisnin që nga mesi i vitit 2011 të ishin anëtare të zonës Shengen. Por ministrat e Brendshëm të BE-së vendosën të enjten (24.02.) ndryshe në Bruksel. Gjermania dhe Franca veçanërisht e bllokojnë pranimin e këtyre dy vendeve, për shkak të deficiteve në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Por Rumania dhe Bullgaria në të kundërt përbetohen, se i kanë përmbushur të gjitha kriteret për mbrojtjen kufitare dhe kërkojnë anëtarësimin e tyre në zonën Shengen. Andreas Meyer-Feist me hollësitë:

Drejtësia greke duket se i shikon "vengër" të huajt, mbi të cilët, ndryshe nga vendasit, ezauron gjithë rreptësinë e ligjit. Sipas një studimi të profesorit të së Drejtës Penale dhe ndihmës-Ombudsmanit grek Vasilis Karidis mesatarja e viteve të dënimit për grekët është 5.1, kurse për shqiptarët 10.5 dhe për afrikanët 8.3. Pse ndodh një fenomen i tillë? Korrespondenti ynë në Athinë Niko Anagnosti ftoi në mikrofonin e DW profesorin grek dhe përcjell për ne kronikën në vazhdim.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi