1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëRumani

Rumani: PSD drejt fitores, po trendi djathtist vazhdon

2 Dhjetor 2024

Në zgjedhjet parlamentare në Rumani socialdemokratët e PSD sërish janë forca kryesuese. Megjithatë do duhet të krijohen koalicione të reja. Arsyeja: forcimi i partive ekstremiste të djathta.

https://p.dw.com/p/4ndCq
Krerë të partisë, PSD para përkrahësve natën vonë, drejt tyre janë drejtuar kamerat
Partia qeverisëse socialdemokrate, PSD arritu rezultatin më të mirëFotografi: Cristian Ștefănescu/DW

Rumania përjeton një kthesë të fortë nga e djathta pas zgjedhjeve parlamentare të dielën (02.12.). Me shumë gjasa tre parti ekstremiste të djathta do të hyjnë në parlametin e ri, me rreth 30% të votave së bashku. Këto të dhëna bëhen të ditura pas numërimit të gati të gjitha votave, shkruan "tagesschau".

Shumicën e votave në kampin e djathtë i mori partia AUR me 17.9%. Kreu i saj, George Simion doli para përkrahësve pas publikimit të rezultateve të para. "Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush, këtu ose në shtëpi, që votuat trengjyrëshit dhe nuk i harruat paraardhësit."

George Simion shprehet pas zgjedhjeve parlamentare, Simion me pallto bezhë, para mikrofonit, pas tij kolegë të partisë AUR
Kreu i AUR, George SimionFotografi: Andreea Alexandru/AP Photo/picture alliance

PSD duhet të bëjë koalicione

Nëse forcat e krahut të djathtë do të vijnë në pushtet varet kryesisht nga partia socialdemokrate PSD. Ajo deri tani kryeson zgjedhjet me rreth 23,9 për qind të votave, pas numërimit të 90% të votave, ka njoftuar të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Reuters/Gjermani. Kryeministri i mëparshëm, Marcel Ciolacu është treguar i hapur ndaj forcave nacionaliste: "Rezultati i sotëm meriton vëmendjen tonë të plotë, sepse është një sinjal i rëndësishëm që rumunët po i dërgojnë klasës politike. Ne duhet të vazhdojmë të zhvillojmë vendin tonë me mjete evropiane duke ruajtur identitetin tonë, të ruajmë vlerat kombëtare dhe besimin tonë”.

Marcel Ciolacu duke pritur rezultatin e zgjedhjeve
Kreu në detyrë i qeverisë, Marcel Ciolacu, PSD me krerë të partisëFotografi: Cristian Ștefănescu/DW

PSD ka një zgjedhje: ajo mund të formojë një shumicë të rehatshme parlamentare si me partitë e djathta ashtu edhe me forcat pro-evropiane. Sabin Orcan, kryeredaktor i Newsweek, po vë bast se socialdemokratët gjithashtu do të shtyhen nga jashtë për të formuar një qeveri properëndimore: "Kam besim se familja politike evropiane dhe këshillat e mira përfundimisht do ta bëjnë PSD-në të kuptojë se një aleancë me të djathtën ekstreme dhe partitë e vogla ekstremiste do të çonte në zhdukjen e Partisë Socialdemokrate”

"Elektorat i djathtë në Rumani"

Që në zgjedhjet presidenciale në Rumani para një jave u rendit papritur në vendin e parë ekstremisti i djathtë pa parti, Calin Georgescu , një fanatik fetar që nderon Gardën e Hekurt, fashistët rumunë në periudhën mes Luftërave.

Zgjedhjet parlamentare tani tregojnë se votat e shumta për Georgescu-n nuk ishin të çuditshme, thotë politologu Cristian Pirvulescu: "Ka një elektorat të krahut të djathtë në Rumani. Ky elektorat nuk është i lidhur me një person të vetëm, siç besojnë disa njerëz. Ky është një elektorat me një sistem vlerash të ndërtuar me kalimin e kohës që favorizon një lloj të caktuar kandidati”.

 

la/tgsch/rtrd