1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rumani: Projekte të rëndësishme në fushën e energjisë së prodhuar nga mullinjtë e erës

19 Korrik 2011

Në Rumani fryn shumë erë dhe për këtë shumë koncerne energjetike evropiane po investojnë në Rumani, ku është ngritur edhe ferma më e madhe e energjisë së erës në Evropë. Kjo fermë është ngritur në tokë dhe jo në det.

https://p.dw.com/p/11z5o
Windräder in der rumänischen Region Dobrogea, in der Nähe der Küste des Schwarzen Meeres. Das Copyright liegt beim Rumänischen Windenergie-Verband (RWEA), Adresse: Strada C.A. Rosetti nr 17, etaj 2, Birou 216, sector 2, Bukarest, Rumänien, Tel. 0040720555613 *** Verwendung nur zur Berichterstattung über den Rumänischen Windenergie-Verband ***
Rumani, energjia e erësFotografi: RWEA

Erëra të forta dhe programe të fuqishme stimulimi nga ana e shtetit: Rumania mund të shndërrohet në një vend fantastik për energjinë e erës. Që në fillim të vitit 2008, qeveria në Bukuresht ka vendosur një ligj për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë i cili është botuar në Fletoren Zyrtare rumune.

Për shkak se këto plane janë konsideruar si ndihma shtetërore, është i nevojshëm miratimi i Komisionit Evropian. Vetëm këtë verë dokumenti është në Bruksel për t'u nënshkruar. Këto vonesa janë një problem i madh për investitorët në mullinjtë me erë, thotë duke u ankuar Dana Duika, kryetare e Shoqatës rumune të energjisë nga era:

"Ende mungon një kuadër i qëndrueshëm ligjor. Që nga viti 2008, kur u botua ligji për promovimin e energjive të ripërtëritshme, kompani të ndryshme kanë marrë vendime të mëdha për investime. Por tani, vite më vonë, ligji nuk është zbatuar ende. Dhe kjo çon në probleme për financimin e projekteve. "

Por këto probleme fillestare nuk mundën ta ndalojë rritjen e shpejtë të energjisë së erës në një nga vendet më të varfra në BE. Në vitin 2009 ishin instaluar më pak se 20 megavat fuqi kapaciteti nga era, nga fundi i 2011 do të jetë rreth 1.000 megavat. Kjo korrespondon me kapacitet e instaluara të një centrali bërthamor.

Frau Dana Duica, Vorsitzende des Rumänischen Windenergie-Verbands, das Copyright liegt beim Rumänischen Windenergie-Verband (RWEA), Adresse: Strada C.A. Rosetti nr 17, etaj 2, Birou 216, sector 2, Bukarest, Rumänien. *** Verwendung nur zur Berichterstattung über den Rumänischen Windenergie-Verband ***
Dana DuicaFotografi: RWEA

Shumica e fermave të erës do të ndërtohet në brigjet e pasura me erë të Detit të Zi. Kompanitë energjetike nga Republika Çeke, Spanja, Portugalia, Italia dhe Austria tashmë kanë investuar shumë.

Energjia e erës e ka potencialin për të furnizuar një të katërtën e rreth 8 milionë familjeve me energji elektrike në Rumani. Përmes centraleve të reja të erës çmimi i energjisë elektrike rumune u rrit këtë vit me 2,3 për qind, thotë Dana Duica nga Shoqata rumune për energjinë e erës.

"Por në perspektivë afatgjatë, energjia e erës do të ketë efekte pozitive mbi konsumatorët. Në fazën fillestare çmimi do të jetë pak më i shtrenjtë, por më pas për të stabilizuar çmimet në fazën tjetër do të jetë edhe më i ulët."

Kjo sepse turbinat e erës nuk shkaktojnë kosto për karburant.

In this photo taken Sunday, Jan. 31, 2010, wind turbines are used to generate electricity near the small town of Darling situated on the outskirts of Cape Town, South Africa. Across the world renewable energy sources are being tested, including wind turbines for generating electricity. (AP Photo/Schalk van Zuydam)
Fotografi: AP



Megjithatë, çmimi për energjinë e pastër të erës është në një vend tjetër edhe më i lartë, thekson ambientalisti rumun Tamas Papp. Nga perspektiva e tij disa nga fermat e mullinjve me erë kërcënojnë biodiversitetin:

"Ne jemi duke u përpjekur për të mbrojtur mjedisin dhe për të luftuar kundër ngrohjes globale, duke ndërtuar turbinat e erës. Kjo është e mirë në vetvete, por turbinat duhet të vendosen vetëm aty ku nuk ka rrugë të rëndësishme për shpendët shtegëtarë, veçanërisht në rajonin e Dobrogeas kjo është shumë e vështirë. "

Kjo sepse nga ky rajon me shumë erë pranë deltës së Danubit, kalon një nga rrugët më të rëndësishme për zogjtë shtegtarë në rrugën e tyre drejt Afrikës. Veçanërisht lejlekët dhe zogjtë grabitqarë janë të rrezikuar nga mullinjtë me erë të ndërtuar tashmë, kritikoi Tamas Papp. Prandaj, ai sugjeron që turbinat e erës për disa javë në vit të mos vihen në përdorim - aq sa zogjtë shtegtarë të kalojnë nëpër rajon në mënyrë të sigurtë.

Autor: Alexandra Scherle / Pandeli Pani
Redaktoi: Esat Ahmeti