Ruajtësit e rendit nuk vinin fare ose vinin me shumë vonesë
8 Dhjetor 2008Ekseset në Greqi i komenton sot gazeta DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN:
"Dyshimet e ushqyera prej vitesh për figurën që bën policia në vetvete në përgjithësi dhe në lagjen problematike Eksarhia në veçanti, hetimet nuk do të arrijnë t'i shfuqizojnë. Në fillim, ankesat e banorëve të lagjes alternative filluan të bëhen me zë gjithnjë e më të lartë, se ruajtësit e rendit nuk vinin fare ose vinin me shumë vonesë, kur i kërkonin për raste emergjente. Dhe përtej kufijve të Greqisë, pafuqia e policisë në rastet e dhunës së tifozëve përreth stadiumeve filloi të tërheqë vëmendjen e medieve, që raportonin për të me gërma të mëdha. Ndërkohë, në arenat e futbollit janë shërbimet private të sigurisë të ekipeve që kujdesen për rregull. Edhe një skandal për keqtrajtimin e emigrantëve nga policët ndikoi në perceptimin negativ. Vdekja e të riut është një shok, i cili do ta preokupojë për një kohë të gjatë vendin. Dhe me të edhe pyetja, nëse durimi shumicën e raste i provokimeve të vazhdueshme në Eksarhia ka qenë rruga më e mirë që duhej ndjekur. Apo rruga që rezultoi e gabuar dhe i kushtoi jetën një 15 vjeçari."
WESTDEUTSCHE ZEITUNG
trajton recesionin ekonomik të përbotshëm:"Hutimi përballë tatëpjetës së pashoqe të vrullshme të ekonomisë botërore shkarkohet në një panair të vjetor të ideve. Dhe çdo propozim i pretenduar për zgjidhje, i cili shpesh ka qenë vetëm shprehje elokuente e hutimit vetjak u heq edhe më tej sigurinë aktorëve të ekonomisë, si edhe konsumatorëve. Tani fillojnë të mbështesin edhe ata këshillat kakofonike të qeverisë, të cilët e ndalojnë gjithmonë përfshirjen e politikës në interesat e tyre: kryesitë e koncerneve të Daksit."