1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritje shumë drastike e normave të interesit në Turqi

Jan Plate/P.Pani30 Janar 2014

Monedha turke dhe tregjet ndërkombëtare të aksioneve janë ende të ekspozuara ndaj luhatjeve të larta.

https://p.dw.com/p/1AzBQ
Türkei Bank Asya
Fotografi: picture alliance/Tone Koene

Një hap i tillë drastik në lidhje me normat e interesit është me të vërtetë i rrallë. Normalisht, bankat qendrore i ndryshojnë normat e interesit në nivelin plus ose minus një gjysmë për qind. Kurse Banka Qendrore Turke i ka ngritur normat e interesit në më shumë se dyfish. Nga 4,5 për qind deri në 10 për qind. Me normat e larta të interesit synohet të tërhiqen investitorë dhe të ndalet rënia e mëtejshme e monedhës turke. Për ky hap pritej në tregjet financiare dhe në perspektivë afatshkurtër ka treguar edhe disa efekte. Megjithatë Jërg Kramer, kryeekonomist në Commerzbank thotë: "Këto masa drastike bëjnë të qartë se situata në Turqi është shumë serioze. Qeveria turke e ka injoruar problemin e borxhit të saj të jashtëm që është mjaft i lartë dhe ka udhëzuar Bankën Qendrore që të mos i rriste normat shumë të ulëta të interesit. Më pas kur lira filloi të binte edhe më tej dhe Turqia u gjend me shpinë pas muri, Banka Qendrore Turke ngriti normat e interesit."

Një proces i gjatë i cili ka shkatërruar besimin. Monedha turke dhe tregjet ndërkombëtare të aksioneve janë ende të ekspozuara ndaj luhatjeve të larta. Kjo është arsyeja pse për ekspertët është e rëndësishme përgjegjësia e Turqisë dhe e vendeve të tjera në zhvillim.

Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Bundesbank, Jens Weidmann, mendon se tregjet financiare tani shohin më me sy kritik ndaj vendeve me të dhëna të dobëta ekonomike dhe rreziqe të shtuara politike. Në gazetën Handeslblatt Weidmann shprehu gjithashtu shpresën se vendet në zhvillim do t'i kuptojnë trazirat aktuale si një thirrje për zgjim.

Jens Weidmann
Jens WeidmannFotografi: dapd

Me probleme të ngjashme si Turqia po lufton edhe India. Edhe aty ka pasur gjithashtu rritje të normave të interesit për të mbajtur investitorët në vend. Prandaj, shtrohet pyetja, nëse kjo është një prirje dhe nëse do të ketë pasoja për politikën e normës së interesit të FED në SHBA dhe të Bankës Qendrore Evropiane në Evropë? Ekonomist Carsten Brzeski, nga banka INGDiba, mendon se vendet e pragut duhet të mbrohen pak prej heqjes dorë të FED-it amerikan prej politikës jo të rrepte monetare. "Ne duhet të kemi kujdes dhe nuk ka nevojë të presim që kjo prirje të vazhdojë edhe në vendet e industrializuara. Në rast se marrim blloqet e mëdha, SHBA, Anglia dhe Eurozona, atëhere këtë vit ngritja e përqindjeve nuk pritet të jetë në rend të ditës."

Megjithatë si tregtarët e bursave dhe investitorët po i ndjekin me nervozitet këto ditë zhvillimet në bankat qendrore të vendeve të ndryshme.